Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një varkë është përmbysur pranë brigjeve të Xhibutit, duke lënë të paktën 139 migrantë të vdekur dhe 84 të zhdukur, ka raportuar një agjenci e Kombeve të Bashkuara.Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën pesëmbëdhjetë fëmijë janë në mesin e të vdekurve, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).Siç bëhet e ditur më tej, varka po transportonte 305 persona gjatë udhëtimit nga Xhibuti drejt Jemenit kur u përmbys pranë Guhere-s, në veri të Obock-ut, natën e 8 tetorit, u thanë të mbijetuarit IOM-it.Agjencia e përshkroi atë si "një nga mbytjet më vdekjeprurëse të anijeve të regjistruara" në këtë itinerar.Aty thuhet se kishte më shumë se 80 të mbijetuar, të gjithë shtetas etiopianë. Numri i të vdekurve u rrit nga 109 që ishte raportuar më herët, pasi u gjetën trupa të tjerë dhe operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. "Kjo është një humbje shkatërruese jetësh. Mendimet tona janë me të mbijetuarit dhe familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur ose që mbeten pa asnjë lajm për të afërmit e tyre", ka thënë Alexandre Coissac, shefi i misionit të IOM-it në Xhibuti."Ekipet tona janë në terren së bashku me autoritetet vendase për të ofruar ndihmë urgjente. Kjo tragjedi është një kujtesë e ashpër e rreziqeve me të cilat përballen migrantët përgjatë këtij korridori migracioni ndërsa kërkojnë mundësi ekonomike".IOM thotë se po u ofron ndihmë të mbijetuarve në Qendrën e saj të Reagimit për Migrantët në Obock, ndërsa autoritetet e Xhibutit vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.Mijëra migrantë nga Briri i Afrikës udhëtojnë përmes Xhibutit dhe kalojnë ngushticën Bab el-Mandeb për në Jemen në kërkim të sigurisë dhe punësimit, shtoi IOM.Agjencia tha se dhuna në Jemen nuk i ka penguar migrantët, të cilët mund të përballen me dhunë, arrestime dhe ndalime arbitrare, shfrytëzim dhe trafikim në atë vend.Më shumë se 900 migrantë vdiqën ose u zhdukën përgjatë këtij itinerari në vitin 2025, sipas projektit të IOM-it "Migrantët e Zhdukur" (Missing Migrant
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.