PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
JuventusJuventusi shpëton një pikë ndaj Cagliarit, Zhegrova luan në pjesën e dytë
2 min čitanja
Juventus

Juventusi shpëton një pikë ndaj Cagliarit, Zhegrova luan në pjesën e dytë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Juventusi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A, duke mos arritur të marrë tri pikët e plota.Skuadra e Luciano Spallettit e mbylli këtë përballje me vetëm një pikë, ndërsa Edon Zhegrova u aktivizua në fillim të pjesës së dytë.Cagliari kaloi në epërsi në minutën e 20-të, kur Daniel Maldini realizoi pas një pasimi të bukur nga Paul Mendy, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të menjëhershme brenda zonës.Juventusi pati mundësinë të barazonte më herët, por Nicolas Gonzalez nuk arriti të shfrytëzonte një rast të mirë në minutën e 15-të. Ndërkohë, Cagliari ishte pranë golit të dytë në minutën e 33-të, kur Harry Winks goditi nga distanca, por portieri Guglielmo Vicario reagoi shkëlqyeshëm.HT | ⏳ | Fine primo tempo.#CagliariJuve https://t.co/NoKQPKgmsk — JuventusFC (@juventusfc) October 11, 2026 Në pushim, Spalletti vendosi të aktivizojë Edon Zhegrovën, i cili hyri në fushë në vend të Francisco Conceicaos. Trajneri i Juventusit bëri edhe ndryshime të tjera, duke kërkuar më shumë forcë në repartin ofensiv.Barazimi erdhi në minutën e 81-të. Randal Kolo Muani u shkëput mirë në zonë dhe, pas një harkimi, realizoi me kokë për rezultatin 1-1.Sulmuesi francez ishte pranë përmbysjes së rezultatit vetëm katër minuta më vonë, por goditja e tij përfundoi në traversë, duke i mohuar Juventusit mundësinë për ta fituar ndeshjen në fund.Pas këtij barazimi, Juventusi renditet në vendin e gjashtë të Serie A me 11 pikë, ndërsa vazhdon të kërkojë më shumë qëndrueshmëri në garën për pozitat e larta të kampionatit italian./Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Juventusi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A, duke mos arritur të marrë tri pikët e plota.Skuadra e Luciano Spallettit e mbylli këtë përballje me vetëm një pikë, ndërsa Edon Zhegrova u aktivizua në fillim të pjesës së dytë.Cagliari kaloi në epërsi në minutën e 20-të, kur Daniel Maldini realizoi pas një pasimi të bukur nga Paul Mendy, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të menjëhershme brenda zonës.Juventusi pati mundësinë të barazonte më herët, por Nicolas Gonzalez nuk arriti të shfrytëzonte një rast të mirë në minutën e 15-të. Ndërkohë, Cagliari ishte pranë golit të dytë në minutën e 33-të, kur Harry Winks goditi nga distanca, por portieri Guglielmo Vicario reagoi shkëlqyeshëm.HT | ⏳ | Fine primo tempo.#CagliariJuve https://t.co/NoKQPKgmsk — JuventusFC (@juventusfc) October 11, 2026 Në pushim, Spalletti vendosi të aktivizojë Edon Zhegrovën, i cili hyri në fushë në vend të Francisco Conceicaos. Trajneri i Juventusit bëri edhe ndryshime të tjera, duke kërkuar më shumë forcë në repartin ofensiv.Barazimi erdhi në minutën e 81-të. Randal Kolo Muani u shkëput mirë në zonë dhe, pas një harkimi, realizoi me kokë për rezultatin 1-1.Sulmuesi francez ishte pranë përmbysjes së rezultatit vetëm katër minuta më vonë, por goditja e tij përfundoi në traversë, duke i mohuar Juventusit mundësinë për ta fituar ndeshjen në fund.Pas këtij barazimi, Juventusi renditet në vendin e gjashtë të Serie A me 11 pikë, ndërsa vazhdon të kërkojë më shumë qëndrueshmëri në garën për pozitat e larta të kampionatit italian./Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…