PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Berguzar korelAktorja e famshme turke rrëfen hapur për jetën: Më e rëndësishme është të jem e lumtur sesa të kem të drejtë
2 min čitanja
Berguzar korel

Aktorja e famshme turke rrëfen hapur për jetën: Më e rëndësishme është të jem e lumtur sesa të kem të drejtë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aktorja e njohur turke, Berguzar Korel, ka folur për ndryshimet që ka përjetuar gjatë viteve dhe mënyrën se si sot e sheh jetën.Në një intervistë për mediat turke, Korel ka treguar se ndodhet në një periudhë të jetës ku lumturia dhe qetësia kanë marrë më shumë rëndësi për të sesa nevoja për të dëshmuar se ka të drejtë.“Jam në një periudhë ku për mua është më e rëndësishme të jem e lumtur sesa të kem të drejtë dhe ku jam çliruar nga shumë barra”, është shprehur aktorja. BerguzarKorel ka folur edhe për mënyrën se si është transformuar me kalimin e viteve, duke thënë se sot është më e guximshme, por njëkohësisht edhe më e qetë.“Jam më e guximshme, por edhe më e qetë. E kam bërë më të thjeshtë jetën time. Kam pranuar shumë gjëra. Gjithmonë jam e gatshme ta dua çdokënd, por në jetën time lejoj vetëm njerëz të sinqertë”, ka thënë ajo.Fjalët e saj pasqyrojnë një ndryshim në prioritetet personale, ku në vend të nevojës për të pasur gjithmonë të drejtë, thotë se sot vlerëson më shumë paqen, lumturinë dhe marrëdhëniet e sinqerta.Berguzar është e njohur për rolet e saj në disa prej serialeve të njohura turke, ndër të cilat “Binbir Gece”, “Karadayi”, “Vatanim Sensin”, “Muhteşem Yuzyıl”, “Dugum” dhe “Annem Ankara”.Që nga gushti i vitit 2009, ajo është e martuar me aktorin e njohur Halit Ergenç. Çifti ka tre fëmijë: djemtë Ali, i lindur në vitin 2010, dhe Han, i lindur në vitin 2020, si dhe vajzën Leyla, e cila ka lindur në vitin 2021. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aktorja e njohur turke, Berguzar Korel, ka folur për ndryshimet që ka përjetuar gjatë viteve dhe mënyrën se si sot e sheh jetën.Në një intervistë për mediat turke, Korel ka treguar se ndodhet në një periudhë të jetës ku lumturia dhe qetësia kanë marrë më shumë rëndësi për të sesa nevoja për të dëshmuar se ka të drejtë.“Jam në një periudhë ku për mua është më e rëndësishme të jem e lumtur sesa të kem të drejtë dhe ku jam çliruar nga shumë barra”, është shprehur aktorja. BerguzarKorel ka folur edhe për mënyrën se si është transformuar me kalimin e viteve, duke thënë se sot është më e guximshme, por njëkohësisht edhe më e qetë.“Jam më e guximshme, por edhe më e qetë. E kam bërë më të thjeshtë jetën time. Kam pranuar shumë gjëra. Gjithmonë jam e gatshme ta dua çdokënd, por në jetën time lejoj vetëm njerëz të sinqertë”, ka thënë ajo.Fjalët e saj pasqyrojnë një ndryshim në prioritetet personale, ku në vend të nevojës për të pasur gjithmonë të drejtë, thotë se sot vlerëson më shumë paqen, lumturinë dhe marrëdhëniet e sinqerta.Berguzar është e njohur për rolet e saj në disa prej serialeve të njohura turke, ndër të cilat “Binbir Gece”, “Karadayi”, “Vatanim Sensin”, “Muhteşem Yuzyıl”, “Dugum” dhe “Annem Ankara”.Që nga gushti i vitit 2009, ajo është e martuar me aktorin e njohur Halit Ergenç. Çifti ka tre fëmijë: djemtë Ali, i lindur në vitin 2010, dhe Han, i lindur në vitin 2020, si dhe vajzën Leyla, e cila ka lindur në vitin 2021. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…