PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjermania“Pse po hesht Gjermania” mbi krimet e Izraelit në Gaza? Kështu pyeti juristi hebraik Philippe Sands para elitës gjermane
2 min čitanja
Gjermania

“Pse po hesht Gjermania” mbi krimet e Izraelit në Gaza? Kështu pyeti juristi hebraik Philippe Sands para elitës gjermane

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Të dielën mbylli dyert Panairi i Librit në Frankfurt. Me atë rast juristit të së drejtës ndërkombëtare Philippe Sands iu nda Çmimi i Paqes, një nga mirënjohjet më të rëndësishme në Gjermani. Sands kritikoi heshtjen gjermane përballë veprimeve të Izraelit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. Ceremonia e dorëzimit të çmimit u zhvillua në kishën Paulskirche të Frankfurtit. Në fjalimin e tij, laureati Philippe Sands e akuzoi Gjermaninë për “heshtje të pahijshme” ndaj Izraelit. Shkeljet e së drejtës ndërkombëtare duhen emërtuar qartë - sidomos mes miqsh, tha ai. Kjo nuk është antisemitizëm dhe as qëndrim kundër Izraelit - është e vërteta, tha Sands, i cili është pasardhës i të mbijetuarve të Holocaustit. Ai bëri thirrje gjithashtu për më shumë mbështetje për Ukrainën.Sands është profesor në Londër dhe vepron si avokat i të drejtave të njeriut pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Shoqata Gjermane e Tregtisë së Librit e vlerësoi atë si një humanist të angazhuar. Në arsyetimin e këshillit të fondacionit thuhej se, pavarësisht kundërshtimeve në rritje, Sands angazhohet pa u lodhur për të drejtat e njeriut dhe përpiqet për drejtësi e mirëkuptim. Çmimi shoqërohet me 25.000 euro. Shoqata e jep atë që nga viti 1950.Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kështu raporton për ceremoninë e e së dielës në Frankfurt: “Gjermania e njeh mirë spastrimin etnik, thotë Philippe Sands në kishën Paulskirche. ‘Përse, atëherë, kjo heshtje?’ Përse politika gjermane nuk shprehet më qartë për veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor? Për juristin dhe shkrimtarin britaniko-francez, i cili ka përfaqësuar çështje si avokat në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, deklaratat gjithnjë e më të ashpra të kancelarit (gjerman) dhe të anëtarëve të tjerë të qeverisë e të parlamentit nuk mjaftojnë”.Pikërisht nga Gjermania, e cila më shumë se çdo vend tjetër është përballur me krimet e së kaluarës së vet, Sands pret një ndryshim më rrënjësor të qëndrimit. Ai vetë thotë se, s

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Të dielën mbylli dyert Panairi i Librit në Frankfurt. Me atë rast juristit të së drejtës ndërkombëtare Philippe Sands iu nda Çmimi i Paqes, një nga mirënjohjet më të rëndësishme në Gjermani. Sands kritikoi heshtjen gjermane përballë veprimeve të Izraelit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. Ceremonia e dorëzimit të çmimit u zhvillua në kishën Paulskirche të Frankfurtit. Në fjalimin e tij, laureati Philippe Sands e akuzoi Gjermaninë për “heshtje të pahijshme” ndaj Izraelit. Shkeljet e së drejtës ndërkombëtare duhen emërtuar qartë - sidomos mes miqsh, tha ai. Kjo nuk është antisemitizëm dhe as qëndrim kundër Izraelit - është e vërteta, tha Sands, i cili është pasardhës i të mbijetuarve të Holocaustit. Ai bëri thirrje gjithashtu për më shumë mbështetje për Ukrainën.Sands është profesor në Londër dhe vepron si avokat i të drejtave të njeriut pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Shoqata Gjermane e Tregtisë së Librit e vlerësoi atë si një humanist të angazhuar. Në arsyetimin e këshillit të fondacionit thuhej se, pavarësisht kundërshtimeve në rritje, Sands angazhohet pa u lodhur për të drejtat e njeriut dhe përpiqet për drejtësi e mirëkuptim. Çmimi shoqërohet me 25.000 euro. Shoqata e jep atë që nga viti 1950.Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kështu raporton për ceremoninë e e së dielës në Frankfurt: “Gjermania e njeh mirë spastrimin etnik, thotë Philippe Sands në kishën Paulskirche. ‘Përse, atëherë, kjo heshtje?’ Përse politika gjermane nuk shprehet më qartë për veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor? Për juristin dhe shkrimtarin britaniko-francez, i cili ka përfaqësuar çështje si avokat në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, deklaratat gjithnjë e më të ashpra të kancelarit (gjerman) dhe të anëtarëve të tjerë të qeverisë e të parlamentit nuk mjaftojnë”.Pikërisht nga Gjermania, e cila më shumë se çdo vend tjetër është përballur me krimet e së kaluarës së vet, Sands pret një ndryshim më rrënjësor të qëndrimit. Ai vetë thotë se, s

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…