Embolia pulmonareTromboza dhe embolia pulmonare – rreziku që fillon në këmbë dhe mund të përfundojë në mushkëri
2 min čitanja
Embolia pulmonare
Tromboza dhe embolia pulmonare – rreziku që fillon në këmbë dhe mund të përfundojë në mushkëri
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ka sëmundje që zhvillohen ngadalë, pa shkaktuar shqetësime të mëdha, por që në një moment të caktuar mund të shndërrohen në rrezik serioz për jetën. Një ndër to është tromboza e venave të thella, e njohur në mjekësi si tromboza venoze e thellë (TVT)Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi Specialist i Kirurgjisë dhe Kirurgjisë VaskulareTVT mund të fillojë me një ënjtje të lehtë të njërës këmbë, një ndjenjë rëndese apo një dhimbje në pulpë, të cilën pacienti shpesh e konsideron si pasojë të lodhjes muskulore. Mirëpo, pas këtyre simptomave në dukje të zakonshme mund të fshihet një proces patologjik që, në raste të caktuara, shkakton emboli pulmonare, një ndërlikim potencialisht vdekjeprurës.Mesazhi që çdo qytetar duhet të mbajë mend është i thjeshtë: Jo çdo ënjtje e këmbës është trombozë, por çdo ënjtje e re dhe e pashpjegueshme e njërës këmbë duhet të merret seriozisht.Çfarë është tromboza venoze?Tromboza venoze është formimi i një mpiksjeje gjaku, të quajtur tromb, brenda një vene. Kur kjo ndodh në venat e thella të këmbëve ose të legenit, bëhet fjalë për trombozë venoze të thellë.Në kushte normale, gjaku qarkullon nëpër vena dhe kthehet drejt zemrës, i ndihmuar nga valvulat venoze dhe kontraktimet e muskujve të këmbëve. Kur qarkullimi ngadalësohet, kur muri i enës së gjakut dëmtohet ose kur gjaku ka prirje të shtuar për mpiksje, mund të formohet trombi. Këta tre mekanizma njihen në mjekësi si triada e Virchow-it.Trombi mund të pengojë kthimin normal të gjakut drejt zemrës, duke shkaktuar ënjtje, dhimbje dhe tension në gjymtyrën e prekur.Megjithatë, jo çdo trombozë shoqërohet me simptoma të dukshme. Disa pacientë mund të kenë shenja shumë të lehta ose të mos ndiejnë fare shqetësime. Pse tromboza mund të bëhet e rrezikshme për jetën?Rreziku më serioz është shkëputja e një pjese të trombit nga vena ku është formuar. Kjo pjesë mund të udhëtojë përmes qarkullimit venoz drejt anës së djathtë të zemrës dhe më pas të bllokojë një ose disa degë të arterieve pulmonare. Kjo gjendje quhet
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.