Skip to comments
Događaj u razvoju
Ferit hoxha

Hoxha i kundërpërgjigjet Daçiqit për Prizrenin: Kosova është realitet i pakthyeshëm

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili gjatë një fjalimi në Rashkë, më 7 tetor, deklaroi se “herët a vonë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”.Hoxha i ka cilësuar deklaratat e tilla si retorikë nxitëse, duke paralajmëruar se ato nuk mund të trajtohen thjesht si fjalë të përdorura për përfitime politike, pasi mund t’u japin zemër personave të gatshëm t’i shndërrojnë kërcënimet në veprime.Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, kryediplomati shqiptar ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë, duke theksuar se mungesa e llogaridhënies së plotë mbetet një kujtesë e qartë e rreziqeve që sjellin deklaratat nxitëse.“Një ministër serb, gjatë fushatës, i premtoi audiencës së tij se ‘do ta ngrinte sërish flamurin e tyre’ në Kosovë. Një gjuhë e tillë nxitëse mund të shpërfillej si retorikë politike, po të mos ekzistonte rreziku shumë real që ajo t’u jepte zemër atyre që janë të gatshëm të veprojnë në përputhje me të. Këtë e kemi parë edhe më parë, shumë herë”, ka shkruar Hoxha.Ai ka theksuar se Shqipëria mbështet marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet për pajtim, por ka paralajmëruar se këto synime nuk mund të arrihen përderisa vazhdojnë të mohohen realitetet politike dhe të përdoret retorika kërcënuese.“Por nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal përderisa realitetet mohohen, vihet në pikëpyetje legjitimiteti i fqinjëve ose përdoret retorika kërcënuese për përfitime politike”, ka deklaruar ai.Hoxha ka rikujtuar se Ballkani Perëndimor e njeh mirë pasojat e përçarjes, nacionalizmit dhe gjuhës nxitëse, duke theksuar se gabimet e së kaluarës nuk duhet të përsëriten.“Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Ajo është një shtet sovran dhe demokratik, pjesë e barabartë e rajonit tonë dhe një vend që po e konsolidon vazhdimisht vendin e tij në komunitetin evropian dhe ndërkombëtar”, ka shkruar ministri shqiptar.Ai ka shtu

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Hoxha i kundërpërgjigjet Daçiqit për Prizrenin: Kosova është realitet i pakthyeshëmFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...