PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BridgertonLajm i madh për fansat e “Bridgerton” - historia e re do të tregojë të kaluarën e Lady Violet
2 min čitanja
Bridgerton

Lajm i madh për fansat e “Bridgerton” - historia e re do të tregojë të kaluarën e Lady Violet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Universi i serialit të njohur “Bridgerton” po zgjerohet me një produksion të ri, këtë herë me fokus te një prej personazheve më të dashura të familjes Bridgerton, Lady Violet.Netflix dhe Shondaland kanë njoftuar se kanë porositur një serial të ri të kufizuar, i cili do të rikthehet në vitet e hershme të Violet dhe do të tregojë një pjesë të historisë së saj që deri tani nuk është rrëfyer në serialin kryesor.Historia do të përqendrohet te Violet në rininë e saj dhe dashuria që ajo përjetoi me Edmund Bridgerton. Nga "Bridgerton"Përmes kësaj romance, seriali pritet të tregojë më shumë për të kaluarën e Violet dhe mënyrën se si ajo u bë gruaja dhe nëna që fansat njohin nga “Bridgerton”.Produksioni i ri pritet të ketë një qasje të ngjashme me “Queen Charlotte: A Bridgerton Story”, seriali i mëparshëm që solli në ekran historinë e Mbretëreshës Charlotte dhe vitet e saj të reja.Shonda Rhimes dhe Nicholas Nardini do të jenë pjesë e ekipit kryesor krijues, duke marrë përsipër rolet e skenaristëve, producentëve ekzekutivë dhe drejtuesve të serialit. Ndërkohë, regjinë do ta realizojë Tom Verica, një bashkëpunëtor i njohur i Shonda Rhimes, i cili ka punuar edhe në “Bridgerton”, “Queen Charlotte”, “Grey’s Anatomy” dhe “Scandal”.Titulli zyrtar i serialit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa nuk është konfirmuar as se cilat aktore do të interpretojnë Lady Violet në versionin e saj të re.Në serialin “Bridgerton”, Lady Violet interpretohet nga aktorja britanike Ruth Gemmell.Në “Queen Charlotte”, versioni i saj në moshë të re u interpretua nga Connie Jenkins-Greig. Deri tani nuk dihet nëse Jenkins-Greig do të rikthehet në këtë rol. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Universi i serialit të njohur “Bridgerton” po zgjerohet me një produksion të ri, këtë herë me fokus te një prej personazheve më të dashura të familjes Bridgerton, Lady Violet.Netflix dhe Shondaland kanë njoftuar se kanë porositur një serial të ri të kufizuar, i cili do të rikthehet në vitet e hershme të Violet dhe do të tregojë një pjesë të historisë së saj që deri tani nuk është rrëfyer në serialin kryesor.Historia do të përqendrohet te Violet në rininë e saj dhe dashuria që ajo përjetoi me Edmund Bridgerton. Nga "Bridgerton"Përmes kësaj romance, seriali pritet të tregojë më shumë për të kaluarën e Violet dhe mënyrën se si ajo u bë gruaja dhe nëna që fansat njohin nga “Bridgerton”.Produksioni i ri pritet të ketë një qasje të ngjashme me “Queen Charlotte: A Bridgerton Story”, seriali i mëparshëm që solli në ekran historinë e Mbretëreshës Charlotte dhe vitet e saj të reja.Shonda Rhimes dhe Nicholas Nardini do të jenë pjesë e ekipit kryesor krijues, duke marrë përsipër rolet e skenaristëve, producentëve ekzekutivë dhe drejtuesve të serialit. Ndërkohë, regjinë do ta realizojë Tom Verica, një bashkëpunëtor i njohur i Shonda Rhimes, i cili ka punuar edhe në “Bridgerton”, “Queen Charlotte”, “Grey’s Anatomy” dhe “Scandal”.Titulli zyrtar i serialit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa nuk është konfirmuar as se cilat aktore do të interpretojnë Lady Violet në versionin e saj të re.Në serialin “Bridgerton”, Lady Violet interpretohet nga aktorja britanike Ruth Gemmell.Në “Queen Charlotte”, versioni i saj në moshë të re u interpretua nga Connie Jenkins-Greig. Deri tani nuk dihet nëse Jenkins-Greig do të rikthehet në këtë rol. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…