Kisha ortodokse ruseKisha Ortodokse Ruse i jep bekimin partisë ruso-serbe, në fokus uniteti me Moskën
2 min čitanja
Kisha ortodokse ruse
Kisha Ortodokse Ruse i jep bekimin partisë ruso-serbe, në fokus uniteti me Moskën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Partia e Unitetit Ruso-Serb ka njoftuar se ka marrë bekimin e Patriarkut të Moskës dhe të Gjithë Rusisë, Kirill, duke e paraqitur këtë mbështetje si një zotim për forcimin e lidhjeve politike dhe shpirtërore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.Kryetari i kësaj partie, Rade Saviq, deklaroi se fjalët e kreut të Kishës Ortodokse Ruse, sipas të cilave partia duhet të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet dy popujve dhe shteteve, përbëjnë një zotim dhe detyrim moral.“Që kjo lidhje të mos ndërpritet kurrë”, citohet të ketë thënë Kirill, sipas deklaratës së Saviqit, të cilën e raportuan mediat serbe Danas dhe N1.Megjithatë, çështja e bekimit nuk është e vetmja që e vendos këtë subjekt politik në vëmendje. Partia po merr pjesë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të planifikuara për 25 tetor, me një program që parasheh orientim më të fuqishëm drejt Rusisë dhe largim nga rruga e integrimit evropian.Programi politikë pro-rus dhe kundërshtimi i integrimit evropianSipas Euronews Serbia, Partia e Unitetit Ruso-Serb, e cila në zgjedhje garon me listën “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, kërkon ndërprerjen e procesit të integrimit evropian të Serbisë dhe orientimin e vendit drejt BRICS-it, ku bëjnë pjesë ndër të tjera Rusia dhe Kina.Partia kërkon gjithashtu që në bisedimet për Kosovën të përfshihen drejtpërdrejt Rusia dhe Kina, duke argumentuar se të dyja shtetet, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë rol në çështjet ndërkombëtare që lidhen me Kosovën.Në programin e saj përfshihen edhe forcimi i tregtisë me Rusinë, krijimi i mundësive për arsimim dhe aftësim profesional të të rinjve në Federatën Ruse, si dhe formimi i një aleance të vendeve ortodokse. Në politikën e brendshme, partia kërkon edhe ndalimin e organizatave joqeveritare që financohen nga jashtë.Këto qëndrime e vendosin partinë në mesin e subjekteve politike serbe që kërkojnë një ndryshim të orientimit strategjik të vendit, nga integrimi në Bashkimin Evropian drejt lidhjeve m
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.