PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Qmk-maqedoni qendra për menaxhim me krizaQMK Maqedoni koordinoi aksionin për evakuimin e sigurt të dy shtetasve të huaj nga Piribegu
2 min čitanja
Qmk-maqedoni qendra për menaxhim me kriza

QMK Maqedoni koordinoi aksionin për evakuimin e sigurt të dy shtetasve të huaj nga Piribegu

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sot, në orën 08:22, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është pranuar një njoftim për dy shtetas të huaj, të cilët gjatë ngjitjes drejt majës së Piribegut janë përballur me mot të ligë. Ata janë strehuar në një objekt malor, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Pas verifikimit të mundësive të qasjes në lokacion, është konstatuar se nga ana e Maqedonisë së Veriut mund të arrihet vetëm në këmbë dhe, për shkak të kushteve atmosferike, nevojiten më shumë se gjashtë orë për të arritur deri te objekti, vetëm në një drejtim. Qasja me helikopter nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ishte e mundur për shkak të shiut dhe mjegullës. Ndërkaq, nga ana e Kosovës ekziston një rrugë e qasshme nga qendra e skijimit në Brezovicë deri te objekti ku ishin strehuar personat.Menjëherë pas pranimit të njoftimit, Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) – Tetovë i njoftoi shërbimet kompetente, përfshirë Stacionin Policor në Tearcë, Qendrën e Urgjencës (QU) në Tetovë dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim – Njësinë Rajonale në Tetovë, si dhe udhëheqësin e QRMK-së – Tetovë. Njëkohësisht, Qendra Operative e Kujdestarisë pranë QMK-së njoftoi udhëheqësin e sektorit, zëvendësudhëheqësin e Qendrës Operative të Kujdestarisë dhe Kabinetin e drejtorit.Në përputhje me udhëzimet e drejtorit të QMK-së, udhëheqësi i QRMK-së – Tetovë kontaktoi me NP „Pyjet Kombëtare“ – dega Tetovë, nga ku u paralajmërua se do të njoftoheshin kolegët e tyre në Kosovë për ndërmarrjen e aktiviteteve për evakuimin e sigurt të personave. Duke pasur parasysh qasjen më të lehtë të terrenit nga ana e Kosovës, si zgjidhja më e përshtatshme u vlerësua që personat të nxirreshin me automjet përmes rrugës nga ana e Kosovës.Gjatë koordinimit u vendos kontakt edhe me Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.Në orën 11:45, Qendra Operative e Kujdestarisë pranë QMK-së vendosi komunikim të drejtpërdrejtë me njërin nga persona

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sot, në orën 08:22, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është pranuar një njoftim për dy shtetas të huaj, të cilët gjatë ngjitjes drejt majës së Piribegut janë përballur me mot të ligë. Ata janë strehuar në një objekt malor, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Pas verifikimit të mundësive të qasjes në lokacion, është konstatuar se nga ana e Maqedonisë së Veriut mund të arrihet vetëm në këmbë dhe, për shkak të kushteve atmosferike, nevojiten më shumë se gjashtë orë për të arritur deri te objekti, vetëm në një drejtim. Qasja me helikopter nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ishte e mundur për shkak të shiut dhe mjegullës. Ndërkaq, nga ana e Kosovës ekziston një rrugë e qasshme nga qendra e skijimit në Brezovicë deri te objekti ku ishin strehuar personat.Menjëherë pas pranimit të njoftimit, Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) – Tetovë i njoftoi shërbimet kompetente, përfshirë Stacionin Policor në Tearcë, Qendrën e Urgjencës (QU) në Tetovë dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim – Njësinë Rajonale në Tetovë, si dhe udhëheqësin e QRMK-së – Tetovë. Njëkohësisht, Qendra Operative e Kujdestarisë pranë QMK-së njoftoi udhëheqësin e sektorit, zëvendësudhëheqësin e Qendrës Operative të Kujdestarisë dhe Kabinetin e drejtorit.Në përputhje me udhëzimet e drejtorit të QMK-së, udhëheqësi i QRMK-së – Tetovë kontaktoi me NP „Pyjet Kombëtare“ – dega Tetovë, nga ku u paralajmërua se do të njoftoheshin kolegët e tyre në Kosovë për ndërmarrjen e aktiviteteve për evakuimin e sigurt të personave. Duke pasur parasysh qasjen më të lehtë të terrenit nga ana e Kosovës, si zgjidhja më e përshtatshme u vlerësua që personat të nxirreshin me automjet përmes rrugës nga ana e Kosovës.Gjatë koordinimit u vendos kontakt edhe me Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.Në orën 11:45, Qendra Operative e Kujdestarisë pranë QMK-së vendosi komunikim të drejtpërdrejtë me njërin nga persona

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…