PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ursula von der leyenVon der Leyen: Sulmet e Houthi-ve po e çojnë Lindjen e Mesme drejt një spiraleje dhune
2 min čitanja
Ursula von der leyen

Von der Leyen: Sulmet e Houthi-ve po e çojnë Lindjen e Mesme drejt një spiraleje dhune

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e Houthi-ve ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit, duke e cilësuar atë si një “përshkallëzim të rrezikshëm” të situatës në Lindjen e Mesme.Përmes një deklarate, von der Leyen paralajmëroi se sulmet e grupit të mbështetur nga Irani po e shtyjnë rajonin drejt një “spiraleje dhune”, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe të pasojave përtej kufijve të rajonit, transmeton Telegrafi.Sipas saj, sulmet nuk kërcënojnë vetëm sigurinë e popullsisë civile, por po destabilizojnë edhe nyje të rëndësishme të transportit dhe furnizimit me energji, të cilat kanë rol kyç në funksionimin e ekonomisë globale.“Sulmet po destabilizojnë nyjet kryesore globale të transportit dhe energjisë, ndërsa pasojat e tyre po ndihen në mbarë botën”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.Von der Leyen kërkoi ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve, duke theksuar se veprime të tilla rrezikojnë të thellojnë më tej paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme.“Këto sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve duhet të ndalen menjëherë”, përfundoi ajo.Deklarata e saj vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë rajonale dhe ndikimin e sulmeve ndaj infrastrukturës strategjike po shtohen, veçanërisht për shkak të rëndësisë që transporti dhe energjia e Lindjes së Mesme kanë për tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/The deadliest Houthi attack so far on Riyadh’s airport marks a dangerous escalation.Our thoughts are with the victims and their families. We stand in solidarity with Saudi Arabia and its people.These attacks by Iran’s proxies are pushing the region into a spiral of violence. They are destabilizing crucial global transport and energy nodes with shockwave sent through the world.These murderous attacks at civilians must stop at once. — Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 11, 2026

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e Houthi-ve ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit, duke e cilësuar atë si një “përshkallëzim të rrezikshëm” të situatës në Lindjen e Mesme.Përmes një deklarate, von der Leyen paralajmëroi se sulmet e grupit të mbështetur nga Irani po e shtyjnë rajonin drejt një “spiraleje dhune”, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe të pasojave përtej kufijve të rajonit, transmeton Telegrafi.Sipas saj, sulmet nuk kërcënojnë vetëm sigurinë e popullsisë civile, por po destabilizojnë edhe nyje të rëndësishme të transportit dhe furnizimit me energji, të cilat kanë rol kyç në funksionimin e ekonomisë globale.“Sulmet po destabilizojnë nyjet kryesore globale të transportit dhe energjisë, ndërsa pasojat e tyre po ndihen në mbarë botën”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.Von der Leyen kërkoi ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve, duke theksuar se veprime të tilla rrezikojnë të thellojnë më tej paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme.“Këto sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve duhet të ndalen menjëherë”, përfundoi ajo.Deklarata e saj vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë rajonale dhe ndikimin e sulmeve ndaj infrastrukturës strategjike po shtohen, veçanërisht për shkak të rëndësisë që transporti dhe energjia e Lindjes së Mesme kanë për tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/The deadliest Houthi attack so far on Riyadh’s airport marks a dangerous escalation.Our thoughts are with the victims and their families. We stand in solidarity with Saudi Arabia and its people.These attacks by Iran’s proxies are pushing the region into a spiral of violence. They are destabilizing crucial global transport and energy nodes with shockwave sent through the world.These murderous attacks at civilians must stop at once. — Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 11, 2026

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…