Foto: TelegrafiIz objave izvora
Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me bashkimin e partive shqiptare në një listë të përbashkët parlamentare, duke vlerësuar se shqetësimi i tij shkon përtej numrit të mandateve që mund të fitojë koalicioni shqiptar.Në një postim, Kamberi ka thënë se çështja kryesore nuk është numri i deputetëve shqiptarë që do të hyjnë në Parlament, por përfaqësimi politik që ata do të ofrojnë dhe ndikimi që mund të kenë.“Çështja nuk është domosdoshmërisht sa deputetë shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë mund të bëjnë me atë përfaqësim”, ka shkruar Kamberi.Ai ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Vuçiqi ndaj listës së përbashkët shqiptare, duke theksuar se paraqitja e kundërshtarëve politikë si armiq e zhvendos debatin nga konkurrenca zgjedhore te lojaliteti ndaj shtetit.“Kur një ish-president dhe kandidat për kryeministër e paraqet një listë zgjedhore të pakicës kombëtare si armike, ai e zhvendos debatin nga programi, të drejtat dhe rezultatet te lojaliteti ndaj tij e partisë shtet”, ka deklaruar Kamberi.Sipas tij, ky narracion synon të krijojë presion politik mbi partitë dhe kandidatët që mund të bashkëpunojnë me përfaqësuesit shqiptarë, si dhe të bëjë që kritikat ndaj qeverisë serbe të interpretohen si veprime kundër interesave të Serbisë.Kamberi ka vlerësuar se një përfaqësim shqiptar i bashkuar, kritik dhe i pavarur mund të jetë më i vështirë për t'u kontrolluar politikisht sesa një numër më i madh deputetësh të gatshëm të përshtaten me pushtetin.Ai ka përmendur tri fusha ku deputetët shqiptarë mund të kenë ndikim: në Parlament, përmes ngritjes së çështjeve të pasivizimit të adresave, diskriminimit dhe nënpërfaqësimit; në arenën ndërkombëtare, duke dokumentuar shkeljet e pretenduara të të drejtave të shqiptarëve; si dhe në debatin e brendshëm politik serb, duke dëshmuar ekzistencën e një përfaqësimi shqiptar të pavarur nga politika qeveritare.“Ndi
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.