PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Pld maqedoniPLD Maqedoni: Sistemi i drejtësisë në krizë, 18 gjykata joefikase dhe mbi 134.000 lëndë të pazgjidhura
2 min čitanja
Pld maqedoni

PLD Maqedoni: Sistemi i drejtësisë në krizë, 18 gjykata joefikase dhe mbi 134.000 lëndë të pazgjidhura

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet me probleme serioze për shkak të financimit të pamjaftueshëm, mungesës së kuadrit dhe ndikimeve politike. Në reagimin e saj, partia i referohet Raportit të njëmbëdhjetë në hije për Kapitullin 23 të Institutit për Politikë Evropiane (EPI).Nga PLD-ja theksojnë se 18 nga gjithsej 34 gjykata janë joefikase, se ka mbi 134.000 lëndë të pazgjidhura, ndërsa disa prokurori funksionojnë pa asnjë prokuror publik.PLD-ja kritikon se për pushtetin gjyqësor ndahen vetëm 0,26 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në vend të 0,8 për qind, sa parashikohet me ligj. Si problem shtesë e përmend anulimin e konkursit për pranimin e 130 kandidatëve në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, për shkak se Ministria e Financave nuk kishte siguruar mjetet e nevojshme.Partia paralajmëron edhe për presione nga pushteti ekzekutiv ndaj Prokurorisë Publike, përmes deklaratave publike të funksionarëve të lartë qeveritarë lidhur me hetime dhe procedura konkrete gjyqësore.“Pushteti nuk mund të kërkojë njëkohësisht rezultate nga prokuroria dhe, nga ana tjetër, të komentojë e kontestojë politikisht vendimet e saj. Nuk mund të thirret në sundimin e ligjit, ndërsa krijon një atmosferë në të cilën prokurorët duhet të mendojnë se cili do të jetë reagimi politik para se të marrin një vendim profesional”, thuhet në reagimin e LDP-së.Sipas partisë, mungesa e kuadrit dhe e mjeteve financiare, së bashku me ndryshimet në Kodin Penal që kanë mundësuar parashkrimin e lëndëve për korrupsion të nivelit të lartë, kontribuojnë në një gjendje ku pandëshkueshmëria bëhet rregull, ndërsa drejtësia përjashtim.Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, vlerëson se problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e mjeteve financiare, por edhe te prioritetet politike.“Është e qartë se pushteti ka para për funksionarët, por nuk ka para për drejtësinë!”, thekson Zajkova.PLD-ja kërkon sigurimin ur

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet me probleme serioze për shkak të financimit të pamjaftueshëm, mungesës së kuadrit dhe ndikimeve politike. Në reagimin e saj, partia i referohet Raportit të njëmbëdhjetë në hije për Kapitullin 23 të Institutit për Politikë Evropiane (EPI).Nga PLD-ja theksojnë se 18 nga gjithsej 34 gjykata janë joefikase, se ka mbi 134.000 lëndë të pazgjidhura, ndërsa disa prokurori funksionojnë pa asnjë prokuror publik.PLD-ja kritikon se për pushtetin gjyqësor ndahen vetëm 0,26 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në vend të 0,8 për qind, sa parashikohet me ligj. Si problem shtesë e përmend anulimin e konkursit për pranimin e 130 kandidatëve në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, për shkak se Ministria e Financave nuk kishte siguruar mjetet e nevojshme.Partia paralajmëron edhe për presione nga pushteti ekzekutiv ndaj Prokurorisë Publike, përmes deklaratave publike të funksionarëve të lartë qeveritarë lidhur me hetime dhe procedura konkrete gjyqësore.“Pushteti nuk mund të kërkojë njëkohësisht rezultate nga prokuroria dhe, nga ana tjetër, të komentojë e kontestojë politikisht vendimet e saj. Nuk mund të thirret në sundimin e ligjit, ndërsa krijon një atmosferë në të cilën prokurorët duhet të mendojnë se cili do të jetë reagimi politik para se të marrin një vendim profesional”, thuhet në reagimin e LDP-së.Sipas partisë, mungesa e kuadrit dhe e mjeteve financiare, së bashku me ndryshimet në Kodin Penal që kanë mundësuar parashkrimin e lëndëve për korrupsion të nivelit të lartë, kontribuojnë në një gjendje ku pandëshkueshmëria bëhet rregull, ndërsa drejtësia përjashtim.Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, vlerëson se problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e mjeteve financiare, por edhe te prioritetet politike.“Është e qartë se pushteti ka para për funksionarët, por nuk ka para për drejtësinë!”, thekson Zajkova.PLD-ja kërkon sigurimin ur

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…