PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Christa pikeChrista Pike lirohet nga spitali, 10 ditë pas ekzekutimit të dështuar me injeksion
2 min čitanja
Christa pike

Christa Pike lirohet nga spitali, 10 ditë pas ekzekutimit të dështuar me injeksion

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E dënuara me vdekje në SHBA, Christa Pike, është larguar nga spitali dhe është kthyer në burg, 10 ditë pas përpjekjes së dështuar për ekzekutimin e saj me injeksion vdekjeprurës, kanë njoftuar avokatët e saj.Pike, 50 vjeçe, ndodhet sërish në burgun ku ka kaluar 30 vitet e fundit dhe po vazhdon të marrë kujdes mjekësor, sipas një deklarate të ekipit të saj ligjor të publikuar të shtunën, transmeton Telegrafi.Më 30 shtator, ajo i mbijetoi dy injeksioneve me pentobarbital, një substancë e përdorur në ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës. Pas procedurës së dështuar, Pike u dërgua në spital në gjendje kritike.Në fillim të kësaj jave, ajo rifitoi vetëdijen dhe nisi të fliste, duke habitur ekspertët, personelin mjekësor dhe avokatët e saj. Rasti i saj konsiderohet i paprecedentë, pasi Pike mendohet të jetë personi i vetëm që ka mbijetuar pas një përpjekjeje për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.Në deklaratën e tyre, avokatët thanë se Pike ishte “mirënjohëse ndaj ekipeve të para të ndërhyrjes dhe personelit mjekësor për kujdesin e treguar në këto rrethana të jashtëzakonshme”.Ende nuk dihet se çfarë trajtimi mjekësor po merr ajo pas kthimit në burg. Më herët, avokatët kishin paralajmëruar se e priste një “rrugë e gjatë drejt rikuperimit”.Departamenti i Korrektimeve i Tenesit nuk ka shpjeguar ende pse ekzekutimi nuk shkoi sipas planit, megjithëse ka mbrojtur metodën e përdorur. Gjatë një seance gjyqësore të mërkurën, ndihmësprokurori i përgjithshëm i shtetit, Will Ayers, tha se nuk e dinte nëse autoritetet synonin të provonin sërish ekzekutimin e Pike.Gjykatësi urdhëroi autoritetet të ruajnë të gjitha provat që lidhen me injeksionet e dështuara. Këto prova mund të shërbejnë si bazë për një padi të mundshme kundër shtetit.Pike ishte 18 vjeçe kur, së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp, rrahu, torturoi dhe vrau 19-vjeçaren Colleen Slemmer. Të rinjtë ishin njohur në një kamp trajnimi për punësim, i cili u shërbente të rinjve nga familje me të ardhura të ulëta.Sh

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E dënuara me vdekje në SHBA, Christa Pike, është larguar nga spitali dhe është kthyer në burg, 10 ditë pas përpjekjes së dështuar për ekzekutimin e saj me injeksion vdekjeprurës, kanë njoftuar avokatët e saj.Pike, 50 vjeçe, ndodhet sërish në burgun ku ka kaluar 30 vitet e fundit dhe po vazhdon të marrë kujdes mjekësor, sipas një deklarate të ekipit të saj ligjor të publikuar të shtunën, transmeton Telegrafi.Më 30 shtator, ajo i mbijetoi dy injeksioneve me pentobarbital, një substancë e përdorur në ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës. Pas procedurës së dështuar, Pike u dërgua në spital në gjendje kritike.Në fillim të kësaj jave, ajo rifitoi vetëdijen dhe nisi të fliste, duke habitur ekspertët, personelin mjekësor dhe avokatët e saj. Rasti i saj konsiderohet i paprecedentë, pasi Pike mendohet të jetë personi i vetëm që ka mbijetuar pas një përpjekjeje për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.Në deklaratën e tyre, avokatët thanë se Pike ishte “mirënjohëse ndaj ekipeve të para të ndërhyrjes dhe personelit mjekësor për kujdesin e treguar në këto rrethana të jashtëzakonshme”.Ende nuk dihet se çfarë trajtimi mjekësor po merr ajo pas kthimit në burg. Më herët, avokatët kishin paralajmëruar se e priste një “rrugë e gjatë drejt rikuperimit”.Departamenti i Korrektimeve i Tenesit nuk ka shpjeguar ende pse ekzekutimi nuk shkoi sipas planit, megjithëse ka mbrojtur metodën e përdorur. Gjatë një seance gjyqësore të mërkurën, ndihmësprokurori i përgjithshëm i shtetit, Will Ayers, tha se nuk e dinte nëse autoritetet synonin të provonin sërish ekzekutimin e Pike.Gjykatësi urdhëroi autoritetet të ruajnë të gjitha provat që lidhen me injeksionet e dështuara. Këto prova mund të shërbejnë si bazë për një padi të mundshme kundër shtetit.Pike ishte 18 vjeçe kur, së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp, rrahu, torturoi dhe vrau 19-vjeçaren Colleen Slemmer. Të rinjtë ishin njohur në një kamp trajnimi për punësim, i cili u shërbente të rinjve nga familje me të ardhura të ulëta.Sh

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…