BrabusBrabus prezanton motoçikletën elektrike ekskluzive, vetëm 10 njësi në mbarë botën
2 min čitanja
Brabus
Brabus prezanton motoçikletën elektrike ekskluzive, vetëm 10 njësi në mbarë botën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Brabus ka prezantuar një motoçikletë elektrike ekskluzive, të zhvilluar në bashkëpunim me DAB Motors dhe stilistin japonez Hiroshi Fujiwara, përmes markës së tij të modës Fragment Design. Modeli Urban E Fragment Edition do të prodhohet në vetëm 10 njësi në mbarë botën, ndërsa çmimi në Amerikën e Veriut arrin në 50 mijë dollarë.Motoçikleta u prezantua në ComplexCon 2026 në Los Angeles, në një event që bashkoi kulturën e modës urbane me botën e motoçikletave. Në vend të pamjes karakteristike me karbon dhe elemente kromi, të cilën Brabus e përdor shpesh në projektet e saj, edicioni i ri vjen me një stil minimalist, kryesisht bardhezi, të frymëzuar nga estetika e Fujiwarës, i njohur si një nga figurat më me ndikim të modës urbane japoneze. DAB Motors është përgjegjëse për bazën teknike të motoçikletës, ndërsa Urban E Fragment Edition montohet me dorë në Francë, mbi të njëjtën platformë si modeli standard Urban E, transmeton Telegrafi. Çmimi prej 50 mijë dollarësh në Amerikën e Veriut është dukshëm më i lartë se ai i një Urban E me pajisje të krahasueshme në Evropë. Brabus e liston edicionin special për 45 mijë euro pa taksa, duke e pozicionuar në segmentin e motoçikletave luksoze. Një pjesë e konsiderueshme e këtij çmimi lidhet me bashkëpunimin me Fujiwarën dhe prodhimin jashtëzakonisht të kufizuar. Për sa i përket performancës, motoçikleta përdor një motor elektrik me fuqi prej 27 kilovatësh, ose rreth 37 kuajfuqi, dhe çift rrotullues prej 350 lb-ft, që transmetohet në rrotën e pasme përmes një rripi karboni me mirëmbajtje të ulët, në vend të zinxhirit tradicional. Shpejtësia maksimale arrin rreth 121 km/h, ndërsa bateria litium-jon me tension 72 volt ofron autonomi deri në 150 kilometra në përdorim urban, sipas të dhënave të prodhuesit. Modeli ofron tri mënyra të drejtimit: Eco, Street dhe Sport. Në modalitetin Eco, shpejtësia kufizohet në rreth 60 km/h dhe reduktohet çift rrotulluesi, për një drejtim më të përshtatshëm në qytet. Karikimi nga 20 në 100 për qind zgjat
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.