Çifti bashkeshortorÇifti amerikan që u bë viral në dasmën e tyre viziton Kroacinë pas një surprize nga tifozët
2 min čitanja
Çifti bashkeshortor
Çifti amerikan që u bë viral në dasmën e tyre viziton Kroacinë pas një surprize nga tifozët
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ajo që nisi si një fotosesion i pazakontë dasme në Filadelfia, u shndërrua në një udhëtim të papritur dhe të paharrueshëm në Kroaci për çiftin amerikan Ashton dhe Zachary Smith.Çifti sapo ishte martuar në qershor dhe kishte dalë nga Bashkia e Filadelfias për të realizuar disa fotografi, kur papritur qindra tifozë kroatë, të veshur me fanella kuq e bardhë me kuadrate, iu bashkuan festës. Tifozët ndodheshin në qytet gjatë Kupës së Botës në futboll, të organizuar në Shtetet e Bashkuara.Fotografitë dhe videot e çiftit duke u puthur mes turmës së tifozëve u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke krijuar edhe një lidhje të veçantë mes të sapomartuarve dhe mbështetësve kroatë, transmeton Telegrafi.“Gjithçka ishte e çmendur. Sapo kishim përfunduar ceremoninë dhe dolëm jashtë për të bërë disa fotografi para bashkisë. Na paralajmëruan se rruga ishte pushtuar nga turma, por menduam të provonim gjithsesi”, kujtoi Ashton Smith.Ajo tha se, pavarësisht habisë fillestare, ky ishte “vendimi më i mirë që kemi marrë ndonjëherë”.“Na rrethuan të gjithë. Në fillim menduam: ‘O Zot, shpresojmë që të gjithë të jenë në anën tonë’. Por të gjithë po festonin me ne. Ishte e mrekullueshme të shihnim se sa ngrohtësisht na pritën, edhe pse ishim krejtësisht të panjohur për ta”, tregoi ajo.Disa muaj më vonë, çifti mori një tjetër pritje të ngrohtë, këtë herë në qytetin bregdetar të Splitit, në Kroaci. Bordi Kombëtar Kroat i Turizmit dhe grupi i tifozëve “Mi Hrvati” (“Ne kroatët”) i ftuan Ashton dhe Zachary në një udhëtim që e cilësuan si një “muaj të dytë mjalti”.“Po ndihem mrekullueshëm. Kemi mësuar shumë për historinë e Kroacisë dhe tani gjithçka po na duket fantastike”, tha Ashton në një intervistë gjatë kësaj jave.Çifti iu bashkua marshimit të tifozëve përgjatë bregdetit të Splitit, përpara ndeshjes së Kroacisë kundër Spanjës në Ligën e Kombeve të UEFA-s, të martën. Muzika, këngët dhe atmosfera festive i bënë ata të ndiheshin menjëherë pjesë e grupit. Më vonë, të dy ndoqën edhe ndeshjen
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.