PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mpb maqedoniMPB për rastin e dhunës policore ndaj dy të rinjve: Është konstatuar përdorimi i tepruar i forcës
2 min čitanja
Mpb maqedoni

MPB për rastin e dhunës policore ndaj dy të rinjve: Është konstatuar përdorimi i tepruar i forcës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se lidhur me rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve policorë, do të iniciohen procedura për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë – si dhe pezullim nga detyra – ndaj gjashtë zyrtarëve."Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po ndërmerr masa lidhur me incidentin e ndodhur më 7 tetor 2026, që përfshin përdorimin e tepruar të forcës fizike dhe shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj individëve nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre policore", thonë nga MPB. Sipas njoftimit, bazuar në kontrollet e kryera, pamjet e incidentit dhe deklaratat e dëshmitarëve, janë konstatuar një sërë parregullsish në sjelljen e zyrtarëve; rrjedhimisht, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale do të iniciojë procedura ndaj gjashtë zyrtarëve policorë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë dhe do të vendosë masa për pezullimin e tyre nga detyra."Lidhur me raportimet për incidente penale të dorëzuara në Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale dhe në Sektorin për Çështje të Brendshme të Shkupit, prokuroritë publike kompetente kanë lëshuar urdhra për ekspertiza mjeko-ligjore, për të cilat po veprohet aktualisht. Pasi të jenë dokumentuar të gjitha provat, do të dorëzohen parashtresat përkatëse", thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se lidhur me rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve policorë, do të iniciohen procedura për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë – si dhe pezullim nga detyra – ndaj gjashtë zyrtarëve."Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po ndërmerr masa lidhur me incidentin e ndodhur më 7 tetor 2026, që përfshin përdorimin e tepruar të forcës fizike dhe shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj individëve nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre policore", thonë nga MPB. Sipas njoftimit, bazuar në kontrollet e kryera, pamjet e incidentit dhe deklaratat e dëshmitarëve, janë konstatuar një sërë parregullsish në sjelljen e zyrtarëve; rrjedhimisht, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale do të iniciojë procedura ndaj gjashtë zyrtarëve policorë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë dhe do të vendosë masa për pezullimin e tyre nga detyra."Lidhur me raportimet për incidente penale të dorëzuara në Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale dhe në Sektorin për Çështje të Brendshme të Shkupit, prokuroritë publike kompetente kanë lëshuar urdhra për ekspertiza mjeko-ligjore, për të cilat po veprohet aktualisht. Pasi të jenë dokumentuar të gjitha provat, do të dorëzohen parashtresat përkatëse", thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…