Foto: TelegrafiIz objave izvora
Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të Kosovës për dialogun teknik me Serbinë vjen në një kohë kur procesi mbetet i bllokuar dhe nuk ka një afat të qartë për rifillimin e bisedimeve. Njohësit e dialogut kanë qëndrime të ndryshme për ecurinë e tij, duke kërkuar ndryshimin e qasjes së Bashkimit Evropian, përmbushjen e detyrimeve të Kosovës nga marrëveshjet e arritura dhe ndikimin e përvojës diplomatike të Bajramit në marrëdhëniet me Brukselin.Profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, vlerëson se dialogu me Serbinë nuk duhet të vazhdojë pa ndryshuar qasja e Bashkimit Evropian.Sipas tij, Kosova duhet t’i zbatojë marrëveshjet për të cilat është zotuar, por duhet të ndryshojë qasjen ndaj procesit dhe të komunikojë drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian. Ai ka vlerësuar se çështjet teknike janë mbyllur në masë të madhe dhe se fokusi duhet të jetë te zbatimi i marrëveshjeve të arritura.“Me Serbinë nuk duhet të dialogojmë”, çfarë po paralajmëron Arifi?“Emërimi i një personi siç është Agron Bajrami për dialog teknik nuk është se ka problem për këtë çështje. Politikisht, zoti Kurti ose nuk po e kupton ose nuk po dëshiron me kuptu se si është gjendja. Dialogu me Serbinë për mua nuk ka sens më. As nuk duhet të zhvillohet, derisa nuk qartësohen disa gjëra. Pra, Bashkimi Evropian nuk mund të luajë me dy standarde. Pra, kësaj duhet t’ia japim fund kësaj çështjeje. Dialog me BE-në, po. Me Serbinë nuk kemi nevojë të dialogojmë derisa ministri i Millosheviçit na portretizohet si paqësor. Pra, e kam thënë këtë hipotezë dhe i qëndroj: Me kriminelë lufte nuk mund të ndërtosh paqe të qëndrueshme. Kjo është vërtetuar me shekuj, me vite. Kështu që duhet të jemi shumë të qartë, të ndarë, të hapur dhe të sinqertë edhe me Bashkimin Evropian. Ne do t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet për të cilat jemi zotuar, por me Bashkimin Evropian. Pra, duhet ndryshuar qasja dhe narracioni, sidomos edhe pas vendimit të Gjykatës Speciale… Çështjet teknike i kemi mbyllur, po besoj, të
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.