PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Justina shiroka pulaItalia dhe Kroacia urojnë Shiroka-Pulën, i premtojnë mbështetje Kosovës
2 min čitanja
Justina shiroka pula

Italia dhe Kroacia urojnë Shiroka-Pulën, i premtojnë mbështetje Kosovës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar mesazhe urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e marrjes së detyrës.Në mesazhin e tij, presidenti italian, Sergio Mattarella, ka shprehur dëshirën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke riafirmuar mbështetjen e vendit të tij për Kosovën.Mattarella ka theksuar se bashkëpunimi mund të marrë një shtysë të re, ndërsa ka përmendur edhe kontributin e Italisë në misionin e KFOR-it, komandën e të cilit, sipas tij, Italia do ta marrë sërish së shpejti.“Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e presidentit italian.Ndërkaq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën, me theks të veçantë në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore.Në letrën e tij të urimit, Milanoviq ka riafirmuar mbështetjen e Kroacisë për integrimin ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.“Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka shkruar presidenti kroat.Milanoviq ka shprehur gjithashtu shpresën për një takim të afërt me presidenten Shiroka-Pula, me qëllim të shkëmbimit të pikëpamjeve për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar mesazhe urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e marrjes së detyrës.Në mesazhin e tij, presidenti italian, Sergio Mattarella, ka shprehur dëshirën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke riafirmuar mbështetjen e vendit të tij për Kosovën.Mattarella ka theksuar se bashkëpunimi mund të marrë një shtysë të re, ndërsa ka përmendur edhe kontributin e Italisë në misionin e KFOR-it, komandën e të cilit, sipas tij, Italia do ta marrë sërish së shpejti.“Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e presidentit italian.Ndërkaq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën, me theks të veçantë në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore.Në letrën e tij të urimit, Milanoviq ka riafirmuar mbështetjen e Kroacisë për integrimin ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.“Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka shkruar presidenti kroat.Milanoviq ka shprehur gjithashtu shpresën për një takim të afërt me presidenten Shiroka-Pula, me qëllim të shkëmbimit të pikëpamjeve për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…