Skip to comments
Događaj u razvoju
Rande gerber

Cindy Crawford dhe Rande Gerber shfaqen dorë për dore në plazh, tre javë pas vdekjes së djalit të tyre

Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, janë fotografuar duke shëtitur dorë për dore në plazhin Zuma, në Malibu, tre javë pas vdekjes tragjike të djalit të tyre, Presley Gerber, në moshën 27-vjeçare.Çifti u shfaq i rezervuar gjatë shëtitjes, duke mbajtur kapele sportive dhe syze dielli, ndërsa kalonin kohë së bashku pranë detit. Cindy dhe Rande, të cilët kanë edhe vajzën Kaia Gerber, janë përpjekur të qëndrojnë larg vëmendjes publike pas humbjes së rëndë familjare, shkruan DailyMail. Presley ndërroi jetë më 20 shtator, pasi pësoi arrest kardiak teksa qëndronte në qendrën e rehabilitimit Resolutions Living, në Santa Monica. Sipas raportimeve, dyshohet se vdekja e tij lidhet me një mbidozë, megjithatë rrethanat e plota nuk janë bërë ende të ditura. Ndërkohë, miku i vjetër i familjes, aktori George Clooney, ka folur për tragjedinë gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e çmimeve The Albies, në Londër, duke shprehur mbështetjen e tij për familjen Gerber.Ai e përshkroi humbjen si një nga ngjarjet më shkatërruese që mund t’i ndodhin një familjeje, duke theksuar se bëhet fjalë për një dhimbje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Cindy Crawford dhe Rande Gerber shfaqen dorë për dore në plazh, tre javë pas vdekjes së djalit të tyreFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, janë fotografuar duke shëtitur dorë për dore në plazhin Zuma, në Malibu, tre javë pas vdekjes tragjike të djalit të tyre, Presley Gerber, në moshën 27-vjeçare.Çifti u shfaq i rezervuar gjatë shëtitjes, duke mbajtur kapele sportive dhe syze dielli, ndërsa kalonin kohë së bashku pranë detit. Cindy dhe Rande, të cilët kanë edhe vajzën Kaia Gerber, janë përpjekur të qëndrojnë larg vëmendjes publike pas humbjes së rëndë familjare, shkruan DailyMail. Presley ndërroi jetë më 20 shtator, pasi pësoi arrest kardiak teksa qëndronte në qendrën e rehabilitimit Resolutions Living, në Santa Monica. Sipas raportimeve, dyshohet se vdekja e tij lidhet me një mbidozë, megjithatë rrethanat e plota nuk janë bërë ende të ditura. Ndërkohë, miku i vjetër i familjes, aktori George Clooney, ka folur për tragjedinë gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e çmimeve The Albies, në Londër, duke shprehur mbështetjen e tij për familjen Gerber.Ai e përshkroi humbjen si një nga ngjarjet më shkatërruese që mund t’i ndodhin një familjeje, duke theksuar se bëhet fjalë për një dhimbje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...