PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donald tuskPolonia në gatishmëri pas dyshimeve për një komplot ndaj kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes
2 min čitanja
Donald tusk

Polonia në gatishmëri pas dyshimeve për një komplot ndaj kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Autoritetet polake kanë ndërmarrë masa urgjente sigurie pas marrjes së informacioneve për një sulm të mundshëm ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe zëvendëskryeministrit njëherësh ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.Sipas agjencisë Reuters, më 11 tetor, zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Polonisë, Karolina Gałecka, konfirmoi se policia kishte marrë informacione për një kërcënim të mundshëm ndaj dy zyrtarëve të lartë shtetërorë.Pas këtij informacioni, ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński, dhe koordinatori i Shërbimeve Speciale, Tomasz Siemoniak, urdhëruan ndërmarrjen e menjëhershme të masave, transmeton Telegrafi.Për orën 11:00 sipas kohës lokale ishte caktuar një takim urgjent i agjencive polake të sigurisë në Qendrën Kundër Terrorizmit të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme (ABW).Në takim morën pjesë përfaqësues të policisë kombëtare, Shërbimit Shtetëror të Mbrojtjes (SOP) dhe ABW-së, me qëllim vlerësimin e kërcënimit të raportuar dhe koordinimin e reagimit institucional.Jacek Dobrzyński, zëdhënës i koordinatorit të Shërbimeve Speciale, konfirmoi gjithashtu masat emergjente. Duke folur për Agjencinë Polake të Shtypit, ai nuk pranoi të jepte hollësi të tjera rreth kërcënimit të mundshëm apo takimit të sigurisë.Zhvillimet vijnë pas arrestimit të tetë personave të dyshuar për përgatitjen e akteve të sabotimit në Poloni. Sipas autoriteteve, të dyshuarit dyshohet se kishin kryer vëzhgime të objekteve ushtarake dhe infrastrukturës kritike të vendit.Këto raste kanë shtuar shqetësimet e zyrtarëve polakë për kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike hollësi të tjera që do të konfirmonin natyrën dhe shkallën e komplotit të raportuar ndaj kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Autoritetet polake kanë ndërmarrë masa urgjente sigurie pas marrjes së informacioneve për një sulm të mundshëm ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe zëvendëskryeministrit njëherësh ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.Sipas agjencisë Reuters, më 11 tetor, zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Polonisë, Karolina Gałecka, konfirmoi se policia kishte marrë informacione për një kërcënim të mundshëm ndaj dy zyrtarëve të lartë shtetërorë.Pas këtij informacioni, ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński, dhe koordinatori i Shërbimeve Speciale, Tomasz Siemoniak, urdhëruan ndërmarrjen e menjëhershme të masave, transmeton Telegrafi.Për orën 11:00 sipas kohës lokale ishte caktuar një takim urgjent i agjencive polake të sigurisë në Qendrën Kundër Terrorizmit të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme (ABW).Në takim morën pjesë përfaqësues të policisë kombëtare, Shërbimit Shtetëror të Mbrojtjes (SOP) dhe ABW-së, me qëllim vlerësimin e kërcënimit të raportuar dhe koordinimin e reagimit institucional.Jacek Dobrzyński, zëdhënës i koordinatorit të Shërbimeve Speciale, konfirmoi gjithashtu masat emergjente. Duke folur për Agjencinë Polake të Shtypit, ai nuk pranoi të jepte hollësi të tjera rreth kërcënimit të mundshëm apo takimit të sigurisë.Zhvillimet vijnë pas arrestimit të tetë personave të dyshuar për përgatitjen e akteve të sabotimit në Poloni. Sipas autoriteteve, të dyshuarit dyshohet se kishin kryer vëzhgime të objekteve ushtarake dhe infrastrukturës kritike të vendit.Këto raste kanë shtuar shqetësimet e zyrtarëve polakë për kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike hollësi të tjera që do të konfirmonin natyrën dhe shkallën e komplotit të raportuar ndaj kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…