PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
LsdmLSDM: Antifashizmi nuk është vetëm përkujtim, por detyrim për liri, drejtësi dhe jetë dinjitoze
2 min čitanja
Lsdm

LSDM: Antifashizmi nuk është vetëm përkujtim, por detyrim për liri, drejtësi dhe jetë dinjitoze

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Antifashizmi nuk është vetëm një monument apo kujtim historik, por një detyrim i vazhdueshëm për të mbrojtur lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor. Kështu ka porositur Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, duke tërhequr paralele mes luftës antifashiste të 85 viteve më parë dhe sfidave me të cilat përballet sot vendi. Në kumtesën e saj, partia opozitare thekson se kryengritja e vitit 1941 ishte luftë për një shtet të lirë, për dinjitet njerëzor dhe kundër fashizmit, e jo për përçarje, nënçmim dhe ndarje të qytetarëve. Sipas LSDM-së, vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare duhet të mbeten udhërrëfyes edhe në kohën e sotme, ndërsa retorika që nxit përçarje nuk përputhet me trashëgiminë antifashiste. “Ai fjalor nuk buron nga 11 Tetori dhe vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare. Ai fjalor i përket një tradite tjetër. LSDM-ja e kujton traditën e saj, gjithmonë në anën e duhur të historisë”, thuhet në kumtesën e partisë. Socialdemokratët vlerësojnë se detyrimi i sotëm ndaj brezave që luftuan për liri është ndërtimi i një shteti ku sundon ligji, respektohet liria e shprehjes, mediat janë të pavarura dhe institucionet punojnë në interes të qytetarëve. Njëkohësisht, partia bën thirrje për paqe dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, në vend të provokimeve dhe përçarjeve. Në kumtesë theksohet se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, me standard më të lartë jetese, paga dhe pensione dinjitoze, ujë të pastër dhe kushte që të rinjtë të mos detyrohen të largohen nga vendi. “Patriotizëm është mënyra se si jetohet sot dhe ajo që u lihet fëmijëve nesër. Që të mos detyrohen të marrin pasaporta bullgare. Që të mos shtiren si patriotë për interesa personale, por ta duan dhe ta respektojnë vërtet atdheun e tyre. Patriotizmi i rremë nuk guxon të jetë rrugë drejt pushtetit”, porosisin nga LSDM-ja. Partia opozitare ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj politikave të Qeverisë, duke pretenduar se vendi nuk duhet

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Antifashizmi nuk është vetëm një monument apo kujtim historik, por një detyrim i vazhdueshëm për të mbrojtur lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor. Kështu ka porositur Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, duke tërhequr paralele mes luftës antifashiste të 85 viteve më parë dhe sfidave me të cilat përballet sot vendi. Në kumtesën e saj, partia opozitare thekson se kryengritja e vitit 1941 ishte luftë për një shtet të lirë, për dinjitet njerëzor dhe kundër fashizmit, e jo për përçarje, nënçmim dhe ndarje të qytetarëve. Sipas LSDM-së, vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare duhet të mbeten udhërrëfyes edhe në kohën e sotme, ndërsa retorika që nxit përçarje nuk përputhet me trashëgiminë antifashiste. “Ai fjalor nuk buron nga 11 Tetori dhe vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare. Ai fjalor i përket një tradite tjetër. LSDM-ja e kujton traditën e saj, gjithmonë në anën e duhur të historisë”, thuhet në kumtesën e partisë. Socialdemokratët vlerësojnë se detyrimi i sotëm ndaj brezave që luftuan për liri është ndërtimi i një shteti ku sundon ligji, respektohet liria e shprehjes, mediat janë të pavarura dhe institucionet punojnë në interes të qytetarëve. Njëkohësisht, partia bën thirrje për paqe dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, në vend të provokimeve dhe përçarjeve. Në kumtesë theksohet se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, me standard më të lartë jetese, paga dhe pensione dinjitoze, ujë të pastër dhe kushte që të rinjtë të mos detyrohen të largohen nga vendi. “Patriotizëm është mënyra se si jetohet sot dhe ajo që u lihet fëmijëve nesër. Që të mos detyrohen të marrin pasaporta bullgare. Që të mos shtiren si patriotë për interesa personale, por ta duan dhe ta respektojnë vërtet atdheun e tyre. Patriotizmi i rremë nuk guxon të jetë rrugë drejt pushtetit”, porosisin nga LSDM-ja. Partia opozitare ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj politikave të Qeverisë, duke pretenduar se vendi nuk duhet

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…