PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ÇekiaPartia e kryeministrit çek Babish përballet me sfidë në raundin e parë të zgjedhjeve për Senat
2 min čitanja
Çekia

Partia e kryeministrit çek Babish përballet me sfidë në raundin e parë të zgjedhjeve për Senat

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Lëvizja ANO e kryeministrit çek, Andrej Babish, u përball me një sfidë të fortë në raundin e parë të zgjedhjeve për Senatin, të zhvilluara gjatë fundjavës, në një votim që u konsiderua edhe si matës i mbështetjes publike për qeverinë e tij.Qytetarët çekë votuan të premten dhe të shtunën për të zgjedhur përfaqësuesit lokalë, si dhe një të tretën e anëtarëve të Senatit. Sipas Zyrës së Statistikave të Çekisë, në garën për 27 ulëse në Senat morën pjesë 154 kandidatë, transmeton Telegrafi.Vetëm pesë kandidatë arritën të siguronin mandatin që në raundin e parë, duke barazuar rekordin historik të vitit 2024. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ishte kandidat i ANO-s.“Pesë senatorë u zgjodhën në raundin e parë, duke barazuar rekordin historik të vendosur në vitin 2024”, deklaroi Eva Krumpová, zëvendëskryetare e parë e Zyrës së Statistikave të Çekisë.Për 22 ulëset e mbetura do të vendoset në raundin e dytë. Në këtë fazë kanë kaluar 13 kandidatë të ANO-s, të cilët do të përballen me 26 kandidatë nga partitë dhe grupet opozitare pro-perëndimore. Në shumë zona, këto forca janë bashkuar në koalicione të gjera për të rritur mundësitë e tyre në garë.Në zgjedhjet lokale, siç pritej, kandidatët e pavarur dhe grupet lokale duket se kanë siguruar shumicën e vendeve në nivel vendi. Ndërkohë, ANO ka fituar në gjashtë kryeqytete rajonale.Babiš, i cili ishte kryeministër edhe nga viti 2017 deri më 2021, u rikthye në pushtet pasi ANO fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të tetorit 2025. Partia, e cila vazhdon të kryesojë ndjeshëm në sondazhe si forca më popullore në vend, formoi një qeveri nacionaliste në koalicion me partitë Motoristët për Veten (AUTO) dhe Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë (SPD).Politikani populist, themelues i grupit të madh të industrisë ushqimore dhe kimike Agrofert, ka distancuar qeverinë e tij nga mbështetja për Ukrainën që prej marrjes së detyrës. Gjatë fushatës, ANO premtoi t’u japë përparësi çështjeve të brendshme, si çmimet e energjisë, pensionet dhe strehimi,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Lëvizja ANO e kryeministrit çek, Andrej Babish, u përball me një sfidë të fortë në raundin e parë të zgjedhjeve për Senatin, të zhvilluara gjatë fundjavës, në një votim që u konsiderua edhe si matës i mbështetjes publike për qeverinë e tij.Qytetarët çekë votuan të premten dhe të shtunën për të zgjedhur përfaqësuesit lokalë, si dhe një të tretën e anëtarëve të Senatit. Sipas Zyrës së Statistikave të Çekisë, në garën për 27 ulëse në Senat morën pjesë 154 kandidatë, transmeton Telegrafi.Vetëm pesë kandidatë arritën të siguronin mandatin që në raundin e parë, duke barazuar rekordin historik të vitit 2024. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ishte kandidat i ANO-s.“Pesë senatorë u zgjodhën në raundin e parë, duke barazuar rekordin historik të vendosur në vitin 2024”, deklaroi Eva Krumpová, zëvendëskryetare e parë e Zyrës së Statistikave të Çekisë.Për 22 ulëset e mbetura do të vendoset në raundin e dytë. Në këtë fazë kanë kaluar 13 kandidatë të ANO-s, të cilët do të përballen me 26 kandidatë nga partitë dhe grupet opozitare pro-perëndimore. Në shumë zona, këto forca janë bashkuar në koalicione të gjera për të rritur mundësitë e tyre në garë.Në zgjedhjet lokale, siç pritej, kandidatët e pavarur dhe grupet lokale duket se kanë siguruar shumicën e vendeve në nivel vendi. Ndërkohë, ANO ka fituar në gjashtë kryeqytete rajonale.Babiš, i cili ishte kryeministër edhe nga viti 2017 deri më 2021, u rikthye në pushtet pasi ANO fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të tetorit 2025. Partia, e cila vazhdon të kryesojë ndjeshëm në sondazhe si forca më popullore në vend, formoi një qeveri nacionaliste në koalicion me partitë Motoristët për Veten (AUTO) dhe Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë (SPD).Politikani populist, themelues i grupit të madh të industrisë ushqimore dhe kimike Agrofert, ka distancuar qeverinë e tij nga mbështetja për Ukrainën që prej marrjes së detyrës. Gjatë fushatës, ANO premtoi t’u japë përparësi çështjeve të brendshme, si çmimet e energjisë, pensionet dhe strehimi,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…