PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
GlastonburySam Fender pritet të jetë një nga emrat kryesorë të Glastonbury 2027
2 min čitanja
Glastonbury

Sam Fender pritet të jetë një nga emrat kryesorë të Glastonbury 2027

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Këngëtari britanik, Sam Fender, pritet të jetë një nga artistët kryesorë të Festivalit Glastonbury vitin e ardhshëm, ku sipas raportimeve të The Mail on Sunday, do të ngjitet në skenën kryesore Pyramid Stage në qershor 2027.Edhe pse programi zyrtar i festivalit nuk do të konfirmohet deri në pranverë, burime pranë organizimit kanë bërë të ditur se këngëtari 32-vjeçar do të jetë një nga emrat kryesorë të edicionit të ardhshëm.Fender po përjeton një periudhë të suksesshme në karrierë, veçanërisht pas suksesit të këngës Rein Me In, dueti i tij me Olivia Dean, i cili qëndroi për 23 javë në krye të klasifikimit britanik, sipas raportimit, shkruan DailyMail. Një burim pranë këngëtarit ka zbuluar se ai është shumë i emocionuar për këtë mundësi, duke e konsideruar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij. Ndërkohë, këngëtari Lewis Capaldi thuhet se ka mbështetur ngjitjen e Fender në skenën kryesore, duke e ftuar më parë të performojë në koncertet e tij për të rritur vëmendjen ndaj muzikës së tij.Sam Fender ka performuar më herët në skenën Pyramid të Glastonbury-t në vitin 2022, pasi tri vite më parë ishte detyruar të anulonte një paraqitje në momentin e fundit për shkak të problemeve shëndetësore.Festivali Glastonbury nuk u zhvillua këtë vit, pasi organizatorët kishin planifikuar një vit pushimi për t’i dhënë tokës së Worthy Farm kohë të rikuperohej. Ndërkohë, biletat për edicionin e vitit 2027, me kapacitet rreth 210 mijë pjesëmarrës, u shitën brenda vetëm 42 minutash, edhe pse emrat e artistëve nuk ishin bërë ende publikë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Këngëtari britanik, Sam Fender, pritet të jetë një nga artistët kryesorë të Festivalit Glastonbury vitin e ardhshëm, ku sipas raportimeve të The Mail on Sunday, do të ngjitet në skenën kryesore Pyramid Stage në qershor 2027.Edhe pse programi zyrtar i festivalit nuk do të konfirmohet deri në pranverë, burime pranë organizimit kanë bërë të ditur se këngëtari 32-vjeçar do të jetë një nga emrat kryesorë të edicionit të ardhshëm.Fender po përjeton një periudhë të suksesshme në karrierë, veçanërisht pas suksesit të këngës Rein Me In, dueti i tij me Olivia Dean, i cili qëndroi për 23 javë në krye të klasifikimit britanik, sipas raportimit, shkruan DailyMail. Një burim pranë këngëtarit ka zbuluar se ai është shumë i emocionuar për këtë mundësi, duke e konsideruar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij. Ndërkohë, këngëtari Lewis Capaldi thuhet se ka mbështetur ngjitjen e Fender në skenën kryesore, duke e ftuar më parë të performojë në koncertet e tij për të rritur vëmendjen ndaj muzikës së tij.Sam Fender ka performuar më herët në skenën Pyramid të Glastonbury-t në vitin 2022, pasi tri vite më parë ishte detyruar të anulonte një paraqitje në momentin e fundit për shkak të problemeve shëndetësore.Festivali Glastonbury nuk u zhvillua këtë vit, pasi organizatorët kishin planifikuar një vit pushimi për t’i dhënë tokës së Worthy Farm kohë të rikuperohej. Ndërkohë, biletat për edicionin e vitit 2027, me kapacitet rreth 210 mijë pjesëmarrës, u shitën brenda vetëm 42 minutash, edhe pse emrat e artistëve nuk ishin bërë ende publikë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…