PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jared kushnerSHBA-ja i ofroi Rusisë tre stimuj ekonomikë për një armëpushim të kufizuar në Ukrainë
2 min čitanja
Jared kushner

SHBA-ja i ofroi Rusisë tre stimuj ekonomikë për një armëpushim të kufizuar në Ukrainë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, i kanë ofruar Rusisë tri stimuj ekonomikë gjatë negociatave të zhvilluara në shtator, në përpjekje për ta bindur Moskën të pranonte një armëpushim të kufizuar në luftën kundër Ukrainës. Lajmi është raportuar nga The New York Times, duke cituar zyrtarë ukrainas të njohur me bisedimet.Sipas gazetës, zyrtarët ukrainas u befasuan nga shkalla e lëshimeve ekonomike që përfaqësuesit amerikanë ishin të gatshëm t’i propozonin Rusisë. Armëpushimi i mundshëm do të përfshinte ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike ose ndërprerjen e luftimeve në det.Propozimi i parë lidhej me lirimin e miliarda dollarëve nga asetet sovrane ruse të ngrira në Perëndim. Sipas burimeve të cituara nga gazeta, këto mjete u konsideruan si një nxitje financiare paraprake për arritjen e armëpushimeve të pjesshme, e jo si shpërblim pasi ato të zbatoheshin.Kjo ide riktheu një propozim të diskutuar edhe vitin e kaluar, kur ishte sugjeruar lirimi i deri në 100 miliardë dollarëve nga fondet e ngrira ruse, transmeton Telegrafi. Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën Një tjetër nismë parashihte shitjen e një pjese të kompanisë së madhe ruse të naftës Lukoil, në kuadër të një marrëveshjeje me vlerë disa miliardë dollarë, e cila do të përfshinte një grup investitorësh nga Lindja e Mesme. Disa prej këtyre investitorëve, sipas raportimit, kanë lidhje biznesi me negociatorët amerikanë.Si stimul i tretë, Witkoff dhe Kushner kanë rikthyer një propozim amerikan që do t’i mundësonte Bjellorusisë të eksportonte potas, një lëndë e parë e rëndësishme për prodhimin e plehrave kimike.Ndërkohë, sipas The New York Times, Ukraina u përpoq të mos i refuzonte kategorikisht propozimet, por kërkoi garanci që do ta mbronin në rast të shkeljes së një armëpushimi.Ndër masat e propozuara nga Kievi ishte që Ukraina të merrte shuma të barabarta në dollarë me fondet ruse të liruara

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, i kanë ofruar Rusisë tri stimuj ekonomikë gjatë negociatave të zhvilluara në shtator, në përpjekje për ta bindur Moskën të pranonte një armëpushim të kufizuar në luftën kundër Ukrainës. Lajmi është raportuar nga The New York Times, duke cituar zyrtarë ukrainas të njohur me bisedimet.Sipas gazetës, zyrtarët ukrainas u befasuan nga shkalla e lëshimeve ekonomike që përfaqësuesit amerikanë ishin të gatshëm t’i propozonin Rusisë. Armëpushimi i mundshëm do të përfshinte ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike ose ndërprerjen e luftimeve në det.Propozimi i parë lidhej me lirimin e miliarda dollarëve nga asetet sovrane ruse të ngrira në Perëndim. Sipas burimeve të cituara nga gazeta, këto mjete u konsideruan si një nxitje financiare paraprake për arritjen e armëpushimeve të pjesshme, e jo si shpërblim pasi ato të zbatoheshin.Kjo ide riktheu një propozim të diskutuar edhe vitin e kaluar, kur ishte sugjeruar lirimi i deri në 100 miliardë dollarëve nga fondet e ngrira ruse, transmeton Telegrafi. Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën Një tjetër nismë parashihte shitjen e një pjese të kompanisë së madhe ruse të naftës Lukoil, në kuadër të një marrëveshjeje me vlerë disa miliardë dollarë, e cila do të përfshinte një grup investitorësh nga Lindja e Mesme. Disa prej këtyre investitorëve, sipas raportimit, kanë lidhje biznesi me negociatorët amerikanë.Si stimul i tretë, Witkoff dhe Kushner kanë rikthyer një propozim amerikan që do t’i mundësonte Bjellorusisë të eksportonte potas, një lëndë e parë e rëndësishme për prodhimin e plehrave kimike.Ndërkohë, sipas The New York Times, Ukraina u përpoq të mos i refuzonte kategorikisht propozimet, por kërkoi garanci që do ta mbronin në rast të shkeljes së një armëpushimi.Ndër masat e propozuara nga Kievi ishte që Ukraina të merrte shuma të barabarta në dollarë me fondet ruse të liruara

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…