PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Afrim gashiAfrim Gashi uron 11 Tetorin: Liria, dinjiteti dhe bashkimi janë vlera që duhet t’i mbrojmë vazhdimisht
1 min čitanja
Afrim gashi

Afrim Gashi uron 11 Tetorin: Liria, dinjiteti dhe bashkimi janë vlera që duhet t’i mbrojmë vazhdimisht

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, duke e cilësuar këtë datë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë të Maqedonisë së Veriut, simbol të guximit, qëndresës dhe luftës për liri.Në urimin e tij, Gashi thekson se kjo ditë rikujton vlerat themelore mbi të cilat ndërtohet një shoqëri demokratike dhe e drejtë, si liria, solidariteti, respekti i ndërsjellë dhe bashkëjetesa.Ai thekson se ruajtja e kujtimit për të gjithë ata që luftuan dhe u flijuan për lirinë duhet të shoqërohet me përgjegjësi, unitet dhe përkushtim ndaj zhvillimit demokratik, sundimit të së drejtës dhe së ardhmes evropiane të vendit.Sipas Gashit, vetëm përmes bashkimit, respektit të ndërsjellë dhe pranimit të dallimeve mund të ndërtohet një shoqëri ku çdo qytetar ndihet i vlerësuar në mënyrë të barabartë dhe ka mundësi të kontribuojë në përparimin e përbashkët.„Le të jetë 11 Tetori një kujtesë se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet t’i kultivojmë dhe t’i mbrojmë vazhdimisht“, thekson Gashi në urimin e tij.Në fund, ai u uron të gjithë qytetarëve 11 Tetorin, me dëshirat më të mira për paqe, mirëqenie dhe prosperitet.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, duke e cilësuar këtë datë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë të Maqedonisë së Veriut, simbol të guximit, qëndresës dhe luftës për liri.Në urimin e tij, Gashi thekson se kjo ditë rikujton vlerat themelore mbi të cilat ndërtohet një shoqëri demokratike dhe e drejtë, si liria, solidariteti, respekti i ndërsjellë dhe bashkëjetesa.Ai thekson se ruajtja e kujtimit për të gjithë ata që luftuan dhe u flijuan për lirinë duhet të shoqërohet me përgjegjësi, unitet dhe përkushtim ndaj zhvillimit demokratik, sundimit të së drejtës dhe së ardhmes evropiane të vendit.Sipas Gashit, vetëm përmes bashkimit, respektit të ndërsjellë dhe pranimit të dallimeve mund të ndërtohet një shoqëri ku çdo qytetar ndihet i vlerësuar në mënyrë të barabartë dhe ka mundësi të kontribuojë në përparimin e përbashkët.„Le të jetë 11 Tetori një kujtesë se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet t’i kultivojmë dhe t’i mbrojmë vazhdimisht“, thekson Gashi në urimin e tij.Në fund, ai u uron të gjithë qytetarëve 11 Tetorin, me dëshirat më të mira për paqe, mirëqenie dhe prosperitet.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…