Rumen radevRadev uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë zyrtare në Bullgari
2 min čitanja
Rumen radev
Radev uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë zyrtare në Bullgari
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e ri nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.“Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e formimit të suksesshëm të qeverisë së re dhe marrjes së detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Dinamika e marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen efektive të interesave kombëtare. Angazhimi juaj i palodhur për konsolidimin e Kosovës si anëtare e pavarur dhe e denjë e bashkësisë ndërkombëtare përbën një arsye të fortë për të besuar në suksesin e misionit tuaj”, shkroi kryeministri Radev. Tutje në letrën e tij, kryeministri Radev shprehu mbështetjen e Qeverisë së Bullgarisë për Kosovën në proceset integruese. “Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”, vazhdoi ai. Me qëllim thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, kryeministri Radev ftoi kryeministrin Kurti për vizitë në Bullgari. “Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe kontaktet miqësore personale përbëjnë një bazë të mirëfilltë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet nesh. Jam i bindur se një vizitë juaja zyrtare në Bullgari në të ardhmen e afërt do të kontribuojë ndjeshëm në ngritjen e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona në një nivel të ri, më të lartë. Ju lutem pranoni, i nderuar zoti Kryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundoi letrën kryeministri Radev, njofton Qeveria e Kosovës.Ndryshe, më 13 shtator është zgjedhur Qeveria e re “Kurti 4”. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.