BmwStudimi i BMW-së: Blerësit e veturave elektrike kërkojnë më shumë autonomi sesa u nevojitet
2 min čitanja
Bmw
Studimi i BMW-së: Blerësit e veturave elektrike kërkojnë më shumë autonomi sesa u nevojitet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shumica e amerikanëve përdorin shumë më pak autonomi gjatë vozitjes së përditshme sesa kërkojnë nga një veturë elektrike para se ta blejnë atë. Ky është përfundimi i një sondazhi të realizuar nga BMW Group North America, ku morën pjesë 1,005 të rritur në SHBA.Sipas studimit, 73 për qind e të anketuarve thanë se një autonomi prej 75 miljesh (rreth 121 kilometrash) ose më pak do t’u mjaftonte për një ditë të zakonshme. Megjithatë, kur u pyetën se sa autonomi do të dëshironin para se të blinin një veturë elektrike, kërkesat u rritën ndjeshëm, transmeton Telegrafi.Sondazhi, i zhvilluar nga 11 deri më 13 shtator, tregoi se 42 për qind e pjesëmarrësve kërkonin të paktën 300 milje autonomi, ose rreth 483 kilometra. Ndërkaq, 18 për qind thanë se nuk do ta konsideronin fare blerjen e një veture elektrike nëse ajo nuk ofronte të paktën 400 milje, përkatësisht rreth 644 kilometra, me një karikim.Të dhënat tregojnë një hendek të dukshëm mes nevojave reale dhe pritshmërive të blerësve. Shumica e udhëtimeve të përditshme në SHBA përfshijnë distanca të shkurtra, si vajtja në punë, dërgimi i fëmijëve në shkollë dhe blerjet ushqimore, të cilat rrallëherë kërkojnë autonomi të madhe.Megjithatë, 72 për qind e të anketuarve deklaruan se autonomia minimale do të ishte faktor vendimtar gjatë zgjedhjes së një veture elektrike. Çmimi mbetet shqetësimi kryesor: 51 për qind e pjesëmarrësve e identifikuan koston e blerjes si pengesën më të madhe për kalimin te automjetet elektrike.Alexander Schleicher, përgjegjës për elektromobilitetin në BMW Group North America, e cilësoi këtë prirje si shenjë të pjekurisë së tregut.“Ndërsa autonomia dhe kapacitetet e karikimit vazhdojnë të përmirësohen, po shohim se konsumatorët po i vlerësojnë veturat elektrike njësoj si çdo automjet tjetër: sipas performancës, veçorive dhe vlerës që ofrojnë, e jo mbi bazën e perceptimeve të vjetruara për autonominë”, deklaroi ai.Kostoja vazhdon të ndikojë në të dyja drejtimet. Vetëm 27 për qind e të anketuarve përmendën sh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.