Perballje podcast“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen
2 min čitanja
Perballje podcast
“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndajë 100 milionë euro për mobilizimin e ekspertizës dhe mekanizmave të specializuar ndërkombëtarë lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara. Sipas tij, Kosovës i duhet një strategji institucionale që shkon përtej ndryshimeve ligjore dhe reagimeve politike.Duke folur në “Përballje Podcast”, në Telegrafi, Rashiti ka thënë se ky angazhim duhet të përfshijë ekspertizë ndërkombëtare kredibile, konferenca, tryeza dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qeveritë perëndimore.“Ky vend duhet t’i ndajë që sot, kjo qeveri, 100 milionë euro për t’i mobilizuar të gjithë mekanizmat e specializuar ndërkombëtarë, për ta luftuar thelbin e çështjes”, ka deklaruar Rashiti. - YouTube www.youtube.com Propozimin e tij ai e ka lidhur me nevojën për të shqyrtuar dhe paraqitur ndërkombëtarisht pretendimet për shkelje të konventave dhe standardeve ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara.Rashiti ka kritikuar funksionimin e gjykatës, duke pretenduar se ka pasur mungesë llogaridhënieje dhe shmangie nga normat ndërkombëtare. Sipas tij, këto kritika duhet të mbështeten dhe të argumentohen përmes ekspertëve e institucioneve të specializuara.Ai ka theksuar se financimi që propozon nuk duhet të kufizohet te mbështetja e mbrojtjes në proceset gjyqësore në Hagë, por të shërbejë edhe për një angazhim më të gjerë ndërkombëtar.“Nuk e kalon këtë me 10 milionë, 20 milionë”, është shprehur ai, duke kërkuar një buxhet të konsiderueshëm për këtë strategji.Grup punues dhe ekspertizë ndërkombëtareRashiti ka propozuar krijimin e një grupi punues institucional e politik, ku të përfshihen edhe njerëz me përvojë nga subjektet e tjera politike.Sipas tij, Kosova duhet të angazhojë mekanizma dhe ekspertë të specializuar në të drejtën ndërkombëtare, përfshirë qendra ku ndërthuren puna akademike dhe ekspertiza praktike.Ai ka përmendur institucione dhe grupe ekspertësh në Holandë, Angli, Gjenevë dhe Nju-Jork si mundësi për të ndërtua
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.