Lufta hibride ruseShërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
2 min čitanja
Lufta hibride ruse
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kompanitë evropiane të industrisë së mbrojtjes po shtojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pasi shërbimet e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po intensifikon përpjekjet për të shënjestruar drejtuesit e kompanive që mbështesin Ukrainën. Kërcënimi nuk kufizohet vetëm te prodhuesit e mëdhenj të armëve, por përfshin edhe kompani më të vogla që prodhojnë dronë dhe komponentë, duke rritur kostot e sigurisë në të gjithë sektorin.Sipas Financial Times, zyrtarë nga pesë agjenci evropiane të inteligjencës thonë se operativët e Kremlinit po synojnë gjithnjë e më shumë drejtorët ekzekutivë dhe drejtues të tjerë të kompanive të mbrojtjes, në kuadër të zgjerimit të operacioneve të sabotimit dhe veprimeve të tjera hibride të Rusisë në Evropë.Zyrtarët evropianë të sigurisë paralajmërojnë se kërcënimi tashmë përfshin si pronat, ashtu edhe personat. Shërbimi gjerman i inteligjencës së brendshme, BfV, ka shtuar kontaktet me punonjësit dhe drejtuesit e kompanive gjermane të mbrojtjes, duke rekomanduar masa që përfshijnë edhe angazhimin e ekipeve private për mbrojtje të afërt, transmeton Telegrafi.Drejtori i BfV-së, Sinan Selen, u ka thënë ligjvënësve gjermanë se Rusia po planifikon qëllimisht akte dhune kundër individëve përmes aktorëve shtetërorë ose të kontrolluar nga shteti. Sipas tij, metodat, objektivat dhe personat e përfshirë në këto operacione po ndryshojnë, ndërsa po përdoren gjithnjë e më shumë edhe struktura të krimit të organizuar.Drejtuesit e kompanive të mbrojtjes thonë se gjatë gjashtë muajve të fundit kanë forcuar masat për mbrojtjen personale, pas këshillave konkrete nga shërbimet qeveritare të sigurisë. Disa i zbatojnë këto masa kryesisht gjatë udhëtimeve jashtë vendit të tyre, ndërsa të tjerë kanë zgjeruar mbrojtjen në mënyrë më të përgjithshme.Sipas zyrtarëve, përgjegjësia për shumë prej këtyre planeve, të njohura në zhargonin e inteligjencës ruse si “wet work”, i takon kryesisht GRU-së, agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë. Burime të i
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.