Skip to comments
Događaj u razvoju
Moti në maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot mot me shi, në disa zona priten reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e fortë.Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 15 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 21 gradë. Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 19 gradë. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu do të vazhdojë deri të martën. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, mbi 20 litra për metër katror, veçanërisht të dielën. Lokalisht priten edhe stuhi me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe bubullima. Nga nesër do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila në disa vende mund të arrijë shpejtësinë deri në 60 kilometra në orë. Të martën, me depërtimin e një mase më të ftohtë ajrore, reshjet në disa nga malet më të larta mund të shndërrohen në borë.

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Moti sot në Maqedoninë e VeriutFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...