GazetariaGazetaria nën presion në Ballkanin Perëndimor - nga sfidat ekonomike dhe politike te Inteligjenca Artificiale
2 min čitanja
Gazetaria
Gazetaria nën presion në Ballkanin Perëndimor - nga sfidat ekonomike dhe politike te Inteligjenca Artificiale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pavarësia editoriale, presionet politike dhe ekonomike, ndikimi i Inteligjencës Artificiale dhe roli në rritje i algoritmeve në shpërndarjen e informacionit ishin ndër temat kryesore të konferencës rajonale për edukimin medial, e cila u mbajt më 7 tetor 2026 në Beograd, me pjesëmarrjen e gazetarëve, redaktorëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë.Konferenca “EU – Western Balkans Media Literacy Conference 2026”, me temën qendrore “Under Pressure: What It Takes to Keep Reporting the Truth” (Nën presion: Çfarë duhet për të vazhduar raportimin e së vërtetës), u mbajt në hapësirat e “Europe House” në Beograd, duke sjellë në vëmendje sfidat me të cilat përballen mediat në ruajtjen e pavarësisë dhe besueshmërisë së tyre.Aktiviteti u hap me fjalën e ambasadorit të Bashkimit Evropian dhe shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Andreas von Beckerath, i cili theksoi rëndësinë e pavarësisë editoriale si një prej shtyllave kryesore të besimit të qytetarëve në media.Ai nënvizoi se gazetarët duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë profesionin e tyre në kushte të sigurta dhe pa ndërhyrje, ndërsa institucionet kanë përgjegjësi të krijojnë një mjedis që garanton lirinë e shprehjes dhe të informimit.Sipas tij, përgjegjësia për ruajtjen e pavarësisë editoriale u takon edhe vetë gazetarëve dhe drejtuesve të mediave, të cilët duhet t'u rezistojnë presioneve politike, ekonomike dhe ndikimeve të tjera.Në diskutimet për presionet ndaj mediave, gazetarja e pavarur nga Turqia, Barçın Yinanç, ndau përvojat e saj lidhur me sulmet ndaj gazetarëve gjatë raportimit për tema të ndjeshme shoqërore.Ajo përmendi rastet kur publikimet për komunitetin LGBT në median ku kishte punuar ishin përballur me reagime dhe akuza se përbënin propagandë kundër familjes.Yinanç theksoi se qëndrueshmëria financiare është ndër kushtet themelore për ruajtjen e pavarësisë editoriale, duke ngritur nevojën për mekanizma mbështetës dhe fonde të posaçme që do t'u mundësonin med
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.