Foto: TelegrafiIz objave izvora
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Ukraina ka nevojë për një president të ri, duke akuzuar udhëheqësin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për t’i dhënë fund pushtimit rus. Trump e fajësoi gjithashtu Zelenskyyn për rritjen e çmimeve të karburantit dizel në Shtetet e Bashkuara.“Unë sugjeroj që ata të zgjedhin një udhëheqës të ri, i cili mund të arrijë një marrëveshje, sepse ai ka mundur të bëjë shumë marrëveshje, por për disa arsye nuk i bën kurrë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, para se të nisej për në Tennessee.Deklarata u përshëndet nga Kirill Dmitriev, i dërguari special i Kremlinit për bashkëpunimin ekonomik dhe negociatori kryesor ekonomik i presidentit rus, Vladimir Putin. Ai i cilësoi komentet e Trumpit si “ikonike dhe historike”.“Presidenti Trump u bashkohet shumë të tjerëve që besojnë se Ukraina ka nevojë për një udhëheqje të përqendruar te paqja, e jo te nxitja e luftës nga Zelenskyy”, shkroi Dmitriev në rrjetin social X, transmeton Telegrafi.Deklaratat e Trumpit vijnë pas kritikave të ashpra të Zelenskyt ndaj marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Moskës për blerjen e karburantit dizel rus, e cila synon të ndihmojë në përballimin e çmimeve të larta të karburanteve në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.Edhe zyrtarë evropianë kanë shprehur shqetësim për marrëveshjen, duke paralajmëruar se ajo do të ndihmojë në financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.Pas bisedimeve me Putinin, Trump njoftoi se Rusia do të furnizonte menjëherë tregjet amerikane dhe globale me mbi 300 mijë tonë karburant dizel, ndërsa 500 mijë tonë të tjerë do të dërgoheshin gjatë muajit nëntor.Zelenskyy e cilësoi këtë vendim si një “dhuratë për Putinin”, duke thënë se ai “nuk do të sjellë paqe dhe as ndonjë përfitim për botën e qytetëruar”.“Lejimi i Rusisë për të shitur produkte të naftës është një investim në një luftë që duhet të përfundojë, e jo të zgjatet. Ajo që nevojitet është një ulje reale dhe reciproke e t
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.