Zhvillimi kognitivSi të nxisni zhvillimin kognitiv të fëmijëve përmes aktiviteteve të përditshme
2 min čitanja
Zhvillimi kognitiv
Si të nxisni zhvillimin kognitiv të fëmijëve përmes aktiviteteve të përditshme
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Zhvillimi kognitiv i fëmijëve, që përfshin të menduarit, kujtesën, gjuhën dhe aftësinë për të zgjidhur probleme, mund të nxitet edhe përmes aktiviteteve të thjeshta në shtëpi. Loja, bisedat me prindërit dhe përfshirja në detyra të përditshme u japin fëmijëve mundësinë të mësojnë gjëra të reja dhe të kuptojnë më mirë botën që i rrethon.Prindërit nuk kanë nevojë për lodra të shtrenjta apo mjete të posaçme për të krijuar mundësi mësimi. Mjafton pak kreativitet për ta kthyer rutinën e përditshme në një përvojë argëtuese dhe edukative. 1. Mësimi përmes prekjesShkrimi i shkronjave dhe numrave në letër, të cilat më pas mund të zbukurohen me pambuk, makarona apo materiale të tjera të sigurta, ndihmon fëmijët të njohin format dhe të lidhin pamjen me ndjesinë e prekjes. Këto aktivitete nxisin gjithashtu koordinimin sy-dorë dhe zhvillimin e aftësive të imëta motorike.2. Rregullimi i lodrave si lojëMbledhja e lodrave, sistemimi i librave dhe ndarja e rrobave sipas ngjyrës mund të kthehen në lojëra të dobishme. Duke e pyetur fëmijën se ku duhet të vendoset secili objekt, prindërit e ndihmojnë të zhvillojë të menduarit logjik, aftësinë për të klasifikuar dhe ndjenjën e pavarësisë.3. Matematika në aktivitetet e përditshmeObjektet që gjenden në shtëpi mund të përdoren për të mësuar konceptet e para matematikore. Fëmijët mund të numërojnë kubat, të krahasojnë madhësitë e lodrave ose të matin gjatësinë e një tavoline duke përdorur objekte të njëjta. Në këtë mënyrë, ata kuptojnë më lehtë numrat, sasitë dhe dallimet mes objekteve.4. Këngët që zhvillojnë të folurin dhe kujtesënKëngët për ngjyrat, numrat dhe pjesët e trupit, si dhe rimat e thjeshta, i ndihmojnë fëmijët të pasurojnë fjalorin dhe të ushtrojnë kujtesën. Këndimi së bashku me prindërit mund të bëhet pjesë e rutinës së përditshme, gjatë lojës, në makinë apo para gjumit.5. Shëtitjet si mundësi për të mësuarNjë shëtitje në park, një vizitë në dyqan apo edhe rruga për në farmaci mund të shndërrohet në një mundësi për të mësuar. P
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.