Arbër mehmetiArbër Mehmeti: Nga Prishtina në Hollivud, historia që nuk shihet në ekran
2 min čitanja
Arbër mehmeti
Arbër Mehmeti: Nga Prishtina në Hollivud, historia që nuk shihet në ekran
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Përvoja si refugjat, rolet në produksionet amerikane dhe sakrificat e karrierës zbulojnë anën njerëzore të rrugëtimit të një aktori që, mes suksesit dhe sfidave të Hollivudit, nuk i ka humbur kurrë lidhjet me vendlindjenNga rrugët e Prishtinës, ku ëndrrat për kinemanë dukeshin dikur pothuajse të paarritshme, deri te studiot e mëdha të Los Anxhelosit, rrugëtimi i Arbër Mehmetit është një histori përkushtimi, qëndrese dhe ëndrrash që nuk janë shuar përballë vështirësive. Lufta, largimi nga Kosova dhe përballja me një industri ku talenti nuk garanton suksesin kanë lënë gjurmë në jetën e tij, duke ndikuar jo vetëm në mënyrën se si e sheh botën, por edhe në thellësinë njerëzore që u jep personazheve që interpreton.Me role në produksione të njohura amerikane, si NCIS, Shameless, Counterpart dhe For All Mankind, Mehmeti ka ndërtuar karrierën e tij në një nga industritë më konkurruese të filmit. Përvojën e fituar ndër vite në Hollivud ai e ka sjellë edhe në Prishtinë, ku përmes shkollës së aktrimit Hollywood School ua përcjell njohuritë dhe përvojën e tij brezave të rinj.Në një intervistë për Telegrafin, Arbër Mehmeti rrëfen emocionin që ende e shoqëron përpara kamerës, rolet që shpesh ia përcakton fizionomia, refuzimet që mbeten larg syve të publikut dhe sakrificat që nuk shënohen në biografitë e aktorëve. Mes kujtimeve të luftës, përvojave në Hollivud dhe dashurisë për vendlindjen, ai zbulon edhe një dimension më intim të jetës së tij: marrëdhënien me Prishtinën dhe Los Anxhelosin, dy qytete që, ndonëse i ndan një oqean, vazhdojnë të jetojnë bashkë brenda tij.Arbër, rruga juaj nuk fillon në Los Anxhelos, por në Prishtinë, dhe mes këtyre dy qyteteve qëndrojnë lufta, largimi, studimet dhe një jetë e tërë artistike. Kur hyni sot në një studio të madhe amerikane, sa nga ai djalë që dikur ëndërronte në Prishtinë vazhdon të jetojë ende brenda jush?Ai djalë është ende aty. Ndoshta sot ka më shumë përvojë dhe i njeh më mirë vështirësitë e kësaj industrie, por emocionin nuk e ka h
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.