Will.i.amCheryl rikthehet në The Voice me një pamje plot stil, përkrah Will.i.am
1 min čitanja
Will.i.am
Cheryl rikthehet në The Voice me një pamje plot stil, përkrah Will.i.am
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Cheryl bëri një paraqitje surprizë në The Voice UK, ku u shfaq përkrah mikut të saj të vjetër Will.i.am gjatë fazës së dueleve. Këngëtarja 43-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një kombinim të guximshëm, duke zgjedhur një xhaketë lëkure të kuqe me thekë dhe xhinse blu të çelëta me prerje të zgjeruar poshtë.Xhaketa me thekë i dha pamjes një karakter të veçantë, duke ndërthurur frymën rock me elementet e modës së viteve 70-të. Ndërsa xhinset me bel të lartë dhe këmbë të gjera krijuan një siluetë të relaksuar, por elegante. Një kombinim që dëshmon se pjesët e spikatura mund të bëhen elementi kryesor i një veshjeje të përditshme, shkruan DailyMail. Paraqitja e saj vjen pasi u konfirmua se do të jetë trajnere në sezonin e vitit 2027 të spektaklit, ku do të zëvendësojë Sir Tom Jones. Në episodin e së shtunës, ajo iu bashkua Will.i.am për ta ndihmuar të përzgjidhte konkurrentët që do të kalojnë në gjysmëfinale. Cheryl ka një lidhje të gjatë me industrinë e muzikës dhe me Will.i.am, me të cilin ka bashkëpunuar ndër vite. Rikthimi i saj në ekran shënon gjithashtu një dalje të rëndësishme televizive pas një periudhe larg vëmendjes publike. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.