PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleBanorët presin zgjidhje për kyçjen në rrugën kryesore në Fushë Kosovë, Komuna planifikon rrugë të re
2 min čitanja
Prishtina lokale

Banorët presin zgjidhje për kyçjen në rrugën kryesore në Fushë Kosovë, Komuna planifikon rrugë të re

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Drejtori për Investime Kapitale në Komunën e Fushë Kosovës, Arianit Tërmkolli, ka njoftuar se po shqyrtohen mundësi për krijimin e një kyçjeje të re rrugore, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit për banorët që udhëtojnë drejt Prishtinës dhe Pejës. Ai ka thënë se më herët ishte planifikuar ndërtimi i një rrethrrotullimi te Kastrati, por kjo mundësi nuk ka qenë e realizueshme për shkak të kufizimeve teknike dhe hapësirës së nevojshme. “E kemi planifikuar me u bo një rrethrrotullim te Kastrati, mirëpo, për shkak të hapësirës që kërkohet, teknikisht ka qenë e pamundur”, ka deklaruar Tërmkolli. Sipas tij, një nga alternativat është ndërtimi i rrugës “Doruntina”, përgjatë hekurudhës, e cila do të lidhte Fushë Kosovën me Prishtinën. Megjithatë, projekti po përballet me vështirësi që lidhen me shpronësimin e disa pronave. “Jemi duke bërë një projekt në të njëjtën trase, mbi hekurudhë, që të lidhet me Prishtinën”, ka thënë ai. Tërmkolli ka bërë të ditur se po planifikohet që rruga e re të shërbejë edhe si rrugë transit, duke mundësuar qarkullimin nga Prishtina, përmes Fushë Kosovës dhe lagjeve 28 e 29, deri në drejtim të fshatit Henc, ku lidhet me rrugën M-9. Ndërkaq, banori i Fushë Kosovës, Skender Tërmkolli, thotë se krijimi i një kyçjeje të re do ta lehtësonte dukshëm qarkullimin, pasi kolonat dhe pritjet e gjata janë problem i përditshëm për banorët e kësaj pjese. “Veç se me u bë edhe një kyçje tjetër, shumë ma mirë bëhet. Ka shumë ngarkesë prej veturave nëpër këto rrugë. Zhurmë, tollovi, pluhur, të gjitha janë”, ka thënë ai. Banorët kanë në dispozicion dy mundësi kryesore për t’u kyçur në rrugën kryesore: te shkolla “Mihal Grameno” dhe në drejtim të rrugës për Uglarë. Gjatë orëve të pikut, pritjet për të dalë në rrugën kryesore mund të zgjasin deri në një orë. Për banorët, një kyçje e re do të ishte një lehtësim i rëndësishëm, ndërsa mbetet të shihet se kur do të konkretizohen planet e Komunës. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Drejtori për Investime Kapitale në Komunën e Fushë Kosovës, Arianit Tërmkolli, ka njoftuar se po shqyrtohen mundësi për krijimin e një kyçjeje të re rrugore, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit për banorët që udhëtojnë drejt Prishtinës dhe Pejës. Ai ka thënë se më herët ishte planifikuar ndërtimi i një rrethrrotullimi te Kastrati, por kjo mundësi nuk ka qenë e realizueshme për shkak të kufizimeve teknike dhe hapësirës së nevojshme. “E kemi planifikuar me u bo një rrethrrotullim te Kastrati, mirëpo, për shkak të hapësirës që kërkohet, teknikisht ka qenë e pamundur”, ka deklaruar Tërmkolli. Sipas tij, një nga alternativat është ndërtimi i rrugës “Doruntina”, përgjatë hekurudhës, e cila do të lidhte Fushë Kosovën me Prishtinën. Megjithatë, projekti po përballet me vështirësi që lidhen me shpronësimin e disa pronave. “Jemi duke bërë një projekt në të njëjtën trase, mbi hekurudhë, që të lidhet me Prishtinën”, ka thënë ai. Tërmkolli ka bërë të ditur se po planifikohet që rruga e re të shërbejë edhe si rrugë transit, duke mundësuar qarkullimin nga Prishtina, përmes Fushë Kosovës dhe lagjeve 28 e 29, deri në drejtim të fshatit Henc, ku lidhet me rrugën M-9. Ndërkaq, banori i Fushë Kosovës, Skender Tërmkolli, thotë se krijimi i një kyçjeje të re do ta lehtësonte dukshëm qarkullimin, pasi kolonat dhe pritjet e gjata janë problem i përditshëm për banorët e kësaj pjese. “Veç se me u bë edhe një kyçje tjetër, shumë ma mirë bëhet. Ka shumë ngarkesë prej veturave nëpër këto rrugë. Zhurmë, tollovi, pluhur, të gjitha janë”, ka thënë ai. Banorët kanë në dispozicion dy mundësi kryesore për t’u kyçur në rrugën kryesore: te shkolla “Mihal Grameno” dhe në drejtim të rrugës për Uglarë. Gjatë orëve të pikut, pritjet për të dalë në rrugën kryesore mund të zgjasin deri në një orë. Për banorët, një kyçje e re do të ishte një lehtësim i rëndësishëm, ndërsa mbetet të shihet se kur do të konkretizohen planet e Komunës. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…