PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiShtohen rastet e gripit në Kosovë
2 min čitanja
Vijesti

Shtohen rastet e gripit në Kosovë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Vjeshta është periudha kur shtohen rastet e gripit sezonal. Megjithatë, procesi i vaksinimit kundër gripit për këtë vit në Kosovë pritet të nisë me vonesë, pasi vaksinat ende nuk kanë arritur në vend për shkak të një problem global në prodhim. E deri në fillimin e vaksinimit, qytetarëve u këshillohet të marrin masa mbrojtëse për shëndetin pasi rastet e gripit sezonal janë shtuar dukshëm.Që nga fillimi i sezonit të vjeshtës, në qendrat e mjekësisë familjare është shtuar fluksi i pacientëve që kërkojnë trajtim. Vetëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dardani, çdo ditë marrin shërbime deri në 200 pacientë, ku një numër i madh i të cilëve paraqiten janë me simptoma të gripit.Sipas Nesrije Paqaradës, specialiste e mjekësisë familjare, simptomat e gripit po prekin të gjitha grupmoshat, nga fëmijët deri te të moshuarit. Ajo thekson se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e gripit sezonal."Vaksinimi kundër gripit gjithmonë ka qenë më efikas, prej viteve kur ne e përdorim, e shohim që numri i të sëmurëve është më i vogël. Kategoritë të cilat mund ta marrin këtë vaksinë janë kryesisht të moshuarit, por edhe të rinjtë ose moshat e tjera që kanë probleme shëndetësore, në mënyrë që të mos u komplikohet sëmundja nëse preken edhe nga gripi", tha ajo.Megjithatë, vaksinimi kundër gripit sezonal, i cili ishte paraparë të fillonte në javën e parë të tetorit, nuk do të nisë sipas planit, pasi vaksinat ende nuk kanë arritur në Kosovë.Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike, vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë më 21 tetor. Sipas njoftimit, procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave kundër gripit është ndikuar nga disa ndryshime që kanë ndikuar në afatet e prodhimit dhe furnizimit në nivel global, përfshirë edhe Kosovën.Deri në ardhjen e vaksinave, qytetarët po vazhdojnë të marrin masa mbrojtëse për t'u ruajtur nga gripi sezonal."Po, ne zakonisht ushqehemi pak a shumë rregullisht. Kur është ftohtë ose nxehtë, i koordinojmë daljet, s

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Vjeshta është periudha kur shtohen rastet e gripit sezonal. Megjithatë, procesi i vaksinimit kundër gripit për këtë vit në Kosovë pritet të nisë me vonesë, pasi vaksinat ende nuk kanë arritur në vend për shkak të një problem global në prodhim. E deri në fillimin e vaksinimit, qytetarëve u këshillohet të marrin masa mbrojtëse për shëndetin pasi rastet e gripit sezonal janë shtuar dukshëm.Që nga fillimi i sezonit të vjeshtës, në qendrat e mjekësisë familjare është shtuar fluksi i pacientëve që kërkojnë trajtim. Vetëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dardani, çdo ditë marrin shërbime deri në 200 pacientë, ku një numër i madh i të cilëve paraqiten janë me simptoma të gripit.Sipas Nesrije Paqaradës, specialiste e mjekësisë familjare, simptomat e gripit po prekin të gjitha grupmoshat, nga fëmijët deri te të moshuarit. Ajo thekson se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e gripit sezonal."Vaksinimi kundër gripit gjithmonë ka qenë më efikas, prej viteve kur ne e përdorim, e shohim që numri i të sëmurëve është më i vogël. Kategoritë të cilat mund ta marrin këtë vaksinë janë kryesisht të moshuarit, por edhe të rinjtë ose moshat e tjera që kanë probleme shëndetësore, në mënyrë që të mos u komplikohet sëmundja nëse preken edhe nga gripi", tha ajo.Megjithatë, vaksinimi kundër gripit sezonal, i cili ishte paraparë të fillonte në javën e parë të tetorit, nuk do të nisë sipas planit, pasi vaksinat ende nuk kanë arritur në Kosovë.Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike, vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë më 21 tetor. Sipas njoftimit, procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave kundër gripit është ndikuar nga disa ndryshime që kanë ndikuar në afatet e prodhimit dhe furnizimit në nivel global, përfshirë edhe Kosovën.Deri në ardhjen e vaksinave, qytetarët po vazhdojnë të marrin masa mbrojtëse për t'u ruajtur nga gripi sezonal."Po, ne zakonisht ushqehemi pak a shumë rregullisht. Kur është ftohtë ose nxehtë, i koordinojmë daljet, s

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…