PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Cristiano ronaldoRonaldo pezullohet nga Portugalia - ja dënimet e rënda me të cilat po përballet
2 min čitanja
Cristiano ronaldo

Ronaldo pezullohet nga Portugalia - ja dënimet e rënda me të cilat po përballet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Cristiano Ronaldo është pezulluar përkohësisht nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF), pas largimit nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, pas përplasjes së tensionuar me përzgjedhësin Jorge Jesus.Sipas informacionit të publikuar, pezullimi është vendosur në bazë të rregullave të brendshme të federatës për largimin e paautorizuar nga grumbullimi i ekipit kombëtar. Çështja tashmë i është referuar këshillit disiplinor, i cili do t’i shqyrtojë rrethanat e ngjarjes dhe do të vendosë për masën përfundimtare.Situata mund të ketë pasoja të rënda për yllin portugez. Sipas rregulloreve të federatës, Ronaldo rrezikon një pezullim nga përfaqësuesja për një periudhë prej një deri në gjashtë muaj.Pavarësisht situatës së krijuar, sulmuesi ka kërkuar falje publikisht ndaj tifozëve dhe bashkëlojtarëve për largimin e tij të papritur. Ai ka pranuar gjithashtu se veprimi i tij duhet të ndëshkohet dhe se pozita si kapiten i ekipit kombëtar përbën një faktor rëndues në këtë rast. Ronaldo ka bërë të ditur se do ta pranojë vendimin përfundimtar të organit disiplinor, pa kundërshtime.Tashmë, vëmendja është përqendruar te vendimi që do të marrë këshilli disiplinor i Federatës Portugeze të Futbollit. Nëse masa maksimale do të konfirmohej, Ronaldo mund të mbetej jashtë kombëtares për deri në gjashtë muaj, një zhvillim me ndikim të madh për të ardhmen e tij me fanellën e Portugalisë.Për momentin, kohëzgjatja përfundimtare e pezullimit mbetet për t’u përcaktuar nga organet përkatëse./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Cristiano Ronaldo është pezulluar përkohësisht nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF), pas largimit nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, pas përplasjes së tensionuar me përzgjedhësin Jorge Jesus.Sipas informacionit të publikuar, pezullimi është vendosur në bazë të rregullave të brendshme të federatës për largimin e paautorizuar nga grumbullimi i ekipit kombëtar. Çështja tashmë i është referuar këshillit disiplinor, i cili do t’i shqyrtojë rrethanat e ngjarjes dhe do të vendosë për masën përfundimtare.Situata mund të ketë pasoja të rënda për yllin portugez. Sipas rregulloreve të federatës, Ronaldo rrezikon një pezullim nga përfaqësuesja për një periudhë prej një deri në gjashtë muaj.Pavarësisht situatës së krijuar, sulmuesi ka kërkuar falje publikisht ndaj tifozëve dhe bashkëlojtarëve për largimin e tij të papritur. Ai ka pranuar gjithashtu se veprimi i tij duhet të ndëshkohet dhe se pozita si kapiten i ekipit kombëtar përbën një faktor rëndues në këtë rast. Ronaldo ka bërë të ditur se do ta pranojë vendimin përfundimtar të organit disiplinor, pa kundërshtime.Tashmë, vëmendja është përqendruar te vendimi që do të marrë këshilli disiplinor i Federatës Portugeze të Futbollit. Nëse masa maksimale do të konfirmohej, Ronaldo mund të mbetej jashtë kombëtares për deri në gjashtë muaj, një zhvillim me ndikim të madh për të ardhmen e tij me fanellën e Portugalisë.Për momentin, kohëzgjatja përfundimtare e pezullimit mbetet për t’u përcaktuar nga organet përkatëse./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…