VijestiQeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë
2 min čitanja
Vijesti
Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequr nga ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është “edhe një dëshmi tjetër e qartë” se sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte "planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbisë".Kështu ka deklaruar Qeveria e Kosovës për Radion Evropa e Lirë (REL), duke iu referuar sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të vendit, në shtator të vitit 2023, gjatë të cilit u vra një polic. Radoiçiq e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi.Radoiçiq, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit dhe i cili është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar, u pa më 9 tetor në një tubim të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc, sipas pamjeve të publikuara nga televizioni në Beograd, N1.Në pamjet e xhiruara dhe të publikuara nga televizioni N1 në Serbi, Radoiçiq shihet pranë djalit të Vuçiqit, Danilos, para sallës ku u mbajt tubimi zgjedhor në Kragujevc.Në të njëjtin tubim ishte i pranishëm edhe djali i Vuçiqit, Danillo.Sipas Qeverisë së Kosovës, pamjet ku Radoiçiq shihet pranë djalit të Vuçiqit, "do të duhej të ishin alarm për BE-në dhe vendet e tjera perëndimore".“Milan Radoiçiq jo që nuk dorëzohet tek autoritetet tona nga shteti i Serbisë për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë sonë, lëre që nuk ndiqet as nga shteti atje, por madje e shoqëron dhe e siguron djalin e presidentit atje”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Partisë Përparimtare Serbe për koment lidhur me praninë e Radoiçiqit në tubimin në Kragujevc, por ende nuk ka marrë përgjigje.Cili është roli i Radoiçiqit në SNS?Ekspertja e pavarur e çështjeve të sigurisë, Maja Bjellosh, vlerëson se prania e Radoiçiqit në tubimin zgjedhor të SNS-së, përkrah Danillo Vuçiqit, kishte për qëllim “frikësimin e kundërshtarëve politikë”.“Para së gjithash
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.