PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Burgjet e maqedonisëDaniela Dimovska: Burgu nuk është zgjidhje për çdo kriminel, ndërsa probacioni nuk është privilegj
2 min čitanja
Burgjet e maqedonisë

Daniela Dimovska: Burgu nuk është zgjidhje për çdo kriminel, ndërsa probacioni nuk është privilegj

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dënimi me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse është një mundësi për risocializim të mirëfilltë, e jo privilegj i blerë për të fuqishmit, thekson Dimovska.Sa u përket byzylykëve elektronikë të pashfrytëzuar për vuajtjen e dënimit me burg shtëpiak, ajo vlerëson se problemi nuk qëndron te gjykatat, por te kufizimet e rrepta ligjore dhe mungesa e rregulloreve të qarta që përcaktojnë se kujt mund t’i shqiptohet kjo masë.Sistemi i vuajtjes së dënimeve ndodhet sërish në një ngërç. Opinioni publik kërkon luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, ndërsa burgjet tashmë nuk kanë më hapësirë të mjaftueshme. Burgu më i madh, Idrizova, është sërish i mbipopulluar. Mbipopullimi do të ishte edhe më i madh po të mos ekzistonte probacioni. Aktualisht janë rreth 1.200 raste aktive të këtij lloji, ku numrin më të madh e përbëjnë personat e dënuar që e vuajnë dënimin në liri, nën mbikëqyrje. Megjithatë, përveç Gjykatës Themelore Penale në Shkup, gjykatat e tjera në vend kanë një numër modest të vendimeve të tilla.A qëndron problemi te mungesa e gatishmërisë së gjyqtarëve apo te diçka tjetër? Për këto dilema përgjigjet Daniela Dimovska, kryetare e Gjykatës Themelore Penale në Shkup, e cila prin me numrin më të madh të vendimeve për masa alternative.Statistikat tregojnë se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka një numër dukshëm më të madh të vendimeve me masa alternative krahasuar me gjykatat e tjera në vend. Pothuajse shtatë nga dhjetë rastet për masa alternative janë shqyrtuar nga kjo gjykatë. “Unë këtë fakt nuk e shoh vetëm si tregues, por edhe si përgjegjësi të Gjykatës Penale në Shkup, si gjykata më e madhe, për t’i zbatuar mekanizmat e rinj dhe bashkëkohorë të ekzekutimit të sanksioneve. Shkupi është qendra më e madhe gjyqësore, ku ndodhet edhe pjesa më e madhe e gjykatave, prandaj është e natyrshme që këto ndryshime të evidentohen dhe të zbatohen më shpejt.Nuk do të thosha se probacioni nuk zbatohet edhe në qytetet e tjera, por sigurisht që ka hapësirë për përdorim më të madh të kësaj

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dënimi me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse është një mundësi për risocializim të mirëfilltë, e jo privilegj i blerë për të fuqishmit, thekson Dimovska.Sa u përket byzylykëve elektronikë të pashfrytëzuar për vuajtjen e dënimit me burg shtëpiak, ajo vlerëson se problemi nuk qëndron te gjykatat, por te kufizimet e rrepta ligjore dhe mungesa e rregulloreve të qarta që përcaktojnë se kujt mund t’i shqiptohet kjo masë.Sistemi i vuajtjes së dënimeve ndodhet sërish në një ngërç. Opinioni publik kërkon luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, ndërsa burgjet tashmë nuk kanë më hapësirë të mjaftueshme. Burgu më i madh, Idrizova, është sërish i mbipopulluar. Mbipopullimi do të ishte edhe më i madh po të mos ekzistonte probacioni. Aktualisht janë rreth 1.200 raste aktive të këtij lloji, ku numrin më të madh e përbëjnë personat e dënuar që e vuajnë dënimin në liri, nën mbikëqyrje. Megjithatë, përveç Gjykatës Themelore Penale në Shkup, gjykatat e tjera në vend kanë një numër modest të vendimeve të tilla.A qëndron problemi te mungesa e gatishmërisë së gjyqtarëve apo te diçka tjetër? Për këto dilema përgjigjet Daniela Dimovska, kryetare e Gjykatës Themelore Penale në Shkup, e cila prin me numrin më të madh të vendimeve për masa alternative.Statistikat tregojnë se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka një numër dukshëm më të madh të vendimeve me masa alternative krahasuar me gjykatat e tjera në vend. Pothuajse shtatë nga dhjetë rastet për masa alternative janë shqyrtuar nga kjo gjykatë. “Unë këtë fakt nuk e shoh vetëm si tregues, por edhe si përgjegjësi të Gjykatës Penale në Shkup, si gjykata më e madhe, për t’i zbatuar mekanizmat e rinj dhe bashkëkohorë të ekzekutimit të sanksioneve. Shkupi është qendra më e madhe gjyqësore, ku ndodhet edhe pjesa më e madhe e gjykatave, prandaj është e natyrshme që këto ndryshime të evidentohen dhe të zbatohen më shpejt.Nuk do të thosha se probacioni nuk zbatohet edhe në qytetet e tjera, por sigurisht që ka hapësirë për përdorim më të madh të kësaj

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…