Naim rashitiRashiti: Marrëveshja LVV–PDK hap një fazë të re – por çfarë pritet pas zgjedhjes së presidentes?
2 min čitanja
Naim rashiti
Rashiti: Marrëveshja LVV–PDK hap një fazë të re – por çfarë pritet pas zgjedhjes së presidentes?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, e ka vlerësuar zgjedhjen e presidentes dhe marrëveshjen ndërmjet Vetëvendosjes dhe PDK-së si zhvillime pozitive për funksionimin e institucioneve. Megjithatë, ai paralajmëron se problemet e grumbulluara kërkojnë maturi politike, bashkëpunim ndërpartiak dhe një qasje të re ndaj sfidave ndërkombëtare.Në “Përballje Podcast”, nw Telegrafi, Rashiti ka folur për tejkalimin e bllokadës institucionale, pritjet nga presidentja e re, Justina Pula Shiroka, proceset në Dhomat e Specializuara dhe prioritetet e Kosovës për vitet e ardhshme.Sipas tij, zhvillimet e fundit krijojnë një kornizë më të qartë për funksionimin e shtetit, me presidente me mandat të plotë, Qeveri me mandat dhe Kuvend funksional. Por kjo, siç thekson ai, duhet të shoqërohet me zgjidhjen e problemeve që janë shtuar gjatë krizave të vazhdueshme“Janë grumbulluar shumë probleme, të cilat do të duhej një qasje e re politike për t’i adresuar dhe përshpejtuar zgjidhjen e tyre”, ka thënë Rashiti. - YouTube www.youtube.com Ai ka kritikuar polarizimin politik dhe shoqëror, uljen e efikasitetit institucional dhe kërkimin e zgjidhjeve të përkohshme, duke vlerësuar se këto e kanë ushqyer pasigurinë politike dhe kushtetuese.Në këtë kontekst, marrëveshjen VV–PDK e sheh si një shenjë të maturisë politike dhe si mundësi për të ndërtuar një kulturë më të qëndrueshme bashkëpunimi. Sipas tij, kjo frymë duhet të zgjerohet edhe te partitë e tjera parlamentare, sidomos për çështjet me interes shtetëror.Presidentja duhet të ruajë balancat dhe të nxisë dialogunRashiti vlerëson se presidentja e re ka mundësi të ndikojë në uljen e polarizimit, falë përvojës dhe autoritetit të saj intelektual e institucional.“Presidentja e re do të jetë një lloj profesoreshë për aktorët politikë”, është shprehur ai.Megjithatë, Rashiti ka bërë dallimin ndërmjet pritjeve dhe veprimeve që mbetet të dëshmohen gjatë mandatit. Sipas tij, prioritetet e presidentes duhet të jenë ruajtja e rendit kushtetue
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.