Shaban baholliNga ditët si futbollist te përgjegjësia për klubin e 2 Korrikut – Shaban Baholli, mysafir në “Arena e Yjeve”
2 min čitanja
Shaban baholli
Nga ditët si futbollist te përgjegjësia për klubin e 2 Korrikut – Shaban Baholli, mysafir në “Arena e Yjeve”
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij mbi pesëdekadësh me këtë klub, nga fillimet si futbollist në vitin 1971 e deri te përgjegjësitë drejtuese që mban sot. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.Gjatë bisedës, Baholli riktheu në kujtesë fillimet e tij në futboll, kur klubi njihej me emrin Proleteri, duke folur për kujtimet nga ajo periudhë, ëndrrat e tij si futbollist dhe lidhjen e veçantë që ndër vite krijoi me klubin.Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua vitit 1990, kur klubi mori emrin 2 Korriku, në një periudhë të veçantë për Kosovën. Baholli foli edhe për vitet e vështira të futbollit kosovar gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, duke rikthyer në vëmendje sfidat dhe sakrificat që kërkoheshin për ta mbajtur gjallë futbollin në rrethana të jashtëzakonshme.Në këtë kontekst, u kujtuan edhe histori që dëshmojnë përkushtimin e futbollistëve të asaj kohe, të cilët, pavarësisht vështirësive dhe angazhimeve personale, nuk hiqnin dorë nga futbolli. Baholli foli gjithashtu për sukseset e 2 Korrikut, përfshirë fitimin e Kupës së Kosovës dhe pritjen nga presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, një moment me rëndësi të veçantë për klubin.Pas përfundimit të karrierës si futbollist në vitin 2001, Baholli vazhdoi të mbetej i lidhur ngushtë me 2 Korrikun. Në intervistë, vëmendje iu kushtua edhe vendimit të tij dhe familjes për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të klubit, si dhe sfidave që shoqërojnë drejtimin e një institucioni sportiv në futbollin kosovar.Një pjesë e veçantë e bisedës u përqendrua te puna me grupmoshat e reja dhe zhvillimi i shkollës së futbollit të 2 Korrikut, e cila konsiderohet ndër më të mirat në Kosovë. Baholli foli për rëndësinë e edukimit dhe përgatitjes së futbollistëve të rinj, si dhe për arritjen e klubit që u bë i pari nga Kosova që mori pjesë në gara evropiane me grupmoshat e reja.Ai u
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.