PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lufta në iranGarda Revolucionare e Iranit godet një cisternë dhe kërcënon anijet edhe jashtë Ngushticës së Hormuzit
2 min čitanja
Lufta në iran

Garda Revolucionare e Iranit godet një cisternë dhe kërcënon anijet edhe jashtë Ngushticës së Hormuzit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne nafte në Ngushticën e Hormuzit, duke kërcënuar se anijet që, sipas saj, shkelin rrugët e përcaktuara të lundrimit do të ndiqen dhe ndëshkohen kudo në rajon. Ndërkohë, agjencitë e sigurisë detare kanë raportuar edhe dy sulme të tjera ndaj anijeve tregtare në Gjirin Persik.Marina e IRGC-së deklaroi se shënjestroi dhomën e motorit dhe sistemin e lëvizjes së cisternës MV Sun Shine, në pronësi të kompanisë Natwit, pasi anija tentoi të kalonte nëpër një rrugë që Irani e konsideron të paautorizuar, në pjesën jugore të ngushticës. Sulmi shkaktoi zjarr në bord.Në një deklaratë, Garda Revolucionare paralajmëroi se veprimet kundër anijeve që i konsideron shkelëse nuk do të kufizohen më vetëm në Ngushticën e Hormuzit. Sipas saj, çdo anije që përdor rrugë të paautorizuara do të ndiqet dhe “ndëshkohet” kudo në rajon, transmeton Telegrafi.IRGC-ja shtoi se kompanitë që i akuzon për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara do të përballen me sanksione dhe se të gjitha anijet e tyre do të shënjestrohen.Garda Revolucionare fajësoi ushtrinë amerikane për incidentet në ngushticë, duke e akuzuar Uashingtonin për ndërhyrje në vendimet e kompanive të transportit detar dhe të sigurimeve, si dhe për pagesën e “ryshfeteve të mëdha” për të nxitur zbatimin e kërkesave të tij.“Përgjegjësia e drejtpërdrejtë për këto incidente dhe për përshkallëzimin e tensioneve në transportin detar në rajon i takon ushtrisë agresore amerikane”, thuhet në deklaratë.Ndërkohë, udhëheqësi i faljes së së premtes në Teheran, Hoxhatoleslam Mohammad Javad Ali-Akbari, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa të plotësohen të gjitha kushtet e Iranit.Ai tha se Teherani ka paraqitur “shtatë kushte” dhe se do të vendosë për hapat e ardhshëm pasi ato të përmbushen. Sipas tij, gatishmëria ushtarake e Iranit është përmirësuar, pikat e dobëta janë adresuar dhe strategjia e vendit ka kaluar nga mbrojtja në ofensivë.Irani preten

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne nafte në Ngushticën e Hormuzit, duke kërcënuar se anijet që, sipas saj, shkelin rrugët e përcaktuara të lundrimit do të ndiqen dhe ndëshkohen kudo në rajon. Ndërkohë, agjencitë e sigurisë detare kanë raportuar edhe dy sulme të tjera ndaj anijeve tregtare në Gjirin Persik.Marina e IRGC-së deklaroi se shënjestroi dhomën e motorit dhe sistemin e lëvizjes së cisternës MV Sun Shine, në pronësi të kompanisë Natwit, pasi anija tentoi të kalonte nëpër një rrugë që Irani e konsideron të paautorizuar, në pjesën jugore të ngushticës. Sulmi shkaktoi zjarr në bord.Në një deklaratë, Garda Revolucionare paralajmëroi se veprimet kundër anijeve që i konsideron shkelëse nuk do të kufizohen më vetëm në Ngushticën e Hormuzit. Sipas saj, çdo anije që përdor rrugë të paautorizuara do të ndiqet dhe “ndëshkohet” kudo në rajon, transmeton Telegrafi.IRGC-ja shtoi se kompanitë që i akuzon për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara do të përballen me sanksione dhe se të gjitha anijet e tyre do të shënjestrohen.Garda Revolucionare fajësoi ushtrinë amerikane për incidentet në ngushticë, duke e akuzuar Uashingtonin për ndërhyrje në vendimet e kompanive të transportit detar dhe të sigurimeve, si dhe për pagesën e “ryshfeteve të mëdha” për të nxitur zbatimin e kërkesave të tij.“Përgjegjësia e drejtpërdrejtë për këto incidente dhe për përshkallëzimin e tensioneve në transportin detar në rajon i takon ushtrisë agresore amerikane”, thuhet në deklaratë.Ndërkohë, udhëheqësi i faljes së së premtes në Teheran, Hoxhatoleslam Mohammad Javad Ali-Akbari, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa të plotësohen të gjitha kushtet e Iranit.Ai tha se Teherani ka paraqitur “shtatë kushte” dhe se do të vendosë për hapat e ardhshëm pasi ato të përmbushen. Sipas tij, gatishmëria ushtarake e Iranit është përmirësuar, pikat e dobëta janë adresuar dhe strategjia e vendit ka kaluar nga mbrojtja në ofensivë.Irani preten

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…