ÇiklistÇiklisti austriak vendos rekord botëror me një rënie vertikale prej 3.8 metrash
1 min čitanja
Çiklist
Çiklisti austriak vendos rekord botëror me një rënie vertikale prej 3.8 metrash
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Çiklisti malor austriak Mario Neurauter ka vendosur rekord botëror pasi u hodh me biçikletë nga një platformë e ngritur, duke zbritur nga një lartësi prej rreth 3.8 metra dhe duke shtypur me gomën e pasme një kuti të vogël kartoni.Sfidën ai e realizoi në festivalin Bike Republic Sölden, në shtator të vitit 2025, ku vendosi rekordin Guinness për rënien vertikale më të lartë me biçikletë mbi një objektiv, në kategorinë e meshkujve.Neurauter u nis nga platforma e ngritur dhe arriti të ulte gomën e pasme pikërisht mbi një kuti të vogël të kuqe, të cilën e shtypi me sukses, transmeton Telegrafi.“Nuk kisha frikë, por e dija se goditja e kutisë do të ishte e vështirë. Nuk isha stërvitur posaçërisht për këtë, ndaj nuk e dija sa përpjekje do të më duheshin. Në fund, gjithçka shkoi mjaft mirë”, deklaroi ai për Guinness World Records.Gjatë të njëjtit fundjavë, çiklisti provoi edhe dy rekorde të tjera: rënien vertikale më të lartë me biçikletë dhe rënien vertikale me rrotullim 360 gradë mbi një objektiv.Megjithatë, provat për këto dy përpjekje janë ende duke u shqyrtuar nga organizata Guinness World Records dhe rezultatet nuk janë konfirmuar. /Telegrafi/ See on Instagram
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.