PunëtorëtPunëtorët e huaj në Kosovë, Berisha: Duhet të dimë për cilat profesione kemi vërtet nevojë
2 min čitanja
Punëtorët
Punëtorët e huaj në Kosovë, Berisha: Duhet të dimë për cilat profesione kemi vërtet nevojë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në kohën kur Kosova po përballet me largimin e një pjese të fuqisë punëtore, në disa sektorë po vërehet edhe ardhja e punëtorëve nga vende të tjera.Ekonomistja Brikena Berisha, në episodin e tetë të podcastit “Rrugëtimi”, tha se punëtorët e huaj tashmë janë të dukshëm në disa sektorë, përfshirë ndërtimtarinë, shpërndarjen e ushqimit dhe kujdesin.“Ne jemi duke pa një ardhje të punëtorëve të huaj. Është evidente në ndërtimtari në disa vende. Ti e përmende shumë mirë edhe pjesën e ekonomisë së platformave, kjo është pjesa e delivery-t, e shpërndarjes së ushqimit, zinxhirit të ushqimit”, tha Berisha.Një fushë tjetër ku ajo tha se po angazhohen punëtorë të huaj është kujdesi në familje.“Edhe e kemi te pjesa e kujdesit, por pjesa e kujdesit është shumë problematike në Kosovë. Të thashë që nuk ka formalizim, edhe është rritë kostoja”, deklaroi ajo. Berisha foli në veçanti për punëtoret nga Filipinet që angazhohen në kujdesin ndaj fëmijëve, duke ngritur çështjen e marrëdhënieve mes shteteve dhe rregullimit të punësimit.“Në rastin e dadove na kemi të bëjmë shumë me punëtore filipineze që vijnë nga Filipinet, që është një vend që nuk e njeh fare Kosovën dhe Kosova nuk e ka asnjë marrëdhënie diplomatike me atë vend”, tha ajo.Sipas Berishës, në procesin e marrjes së punëtorëve nga jashtë duhet të ketë një analizë më të qartë të nevojave reale të ekonomisë së Kosovës.“Na kemi, domethënë, një numër të kërkesave për lejeqëndrim në Kosovë për arsye të punës, por unë mendoj që na duhet me bo një analizë të profesioneve deficitare dhe suficitare, që e bën çdo vend”, deklaroi ajo.Ajo mori si shembull sektorin e kujdesit, duke ngritur pyetjen nëse Kosova ka mungesë reale të fuqisë punëtore në këtë profesion.“Në Kosovë, për me e marrë dikë të kujdesit, do të kishte qenë mirë me e dëshmu, me qenë si profesion: a jemi tu pasë deficit në këtë profesion të kujdesit? A është çdo grua në Kosovë e nxanur që nuk po mundet me ushtru këtë, sepse kështu e bëjnë shumica e vendeve evropiane? Dhe vet
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.