PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Agon feratiAgon Ferati nga Tirana: Bashkëpunimi ekonomik i kthen dallimet e Ballkanit në mundësi të përbashkëta zhvillimi
2 min čitanja
Agon ferati

Agon Ferati nga Tirana: Bashkëpunimi ekonomik i kthen dallimet e Ballkanit në mundësi të përbashkëta zhvillimi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka marrë pjesë në Balkan Business Forum në Tiranë, ku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik si një mundësi për forcimin e lidhjeve rajonale, krijimin e perspektivave të reja dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për vendet e Ballkanit.Në fjalën e tij para pjesëmarrësve të forumit, Ferati theksoi se bashkëpunimi ekonomik krijon përfitime për të gjitha palët dhe se rajoni duhet të shfrytëzojë potencialin e tij për të ecur përpara përmes partneriteteve dhe interesave të përbashkëta.„Nga bashkëpunimi ekonomik nuk ka humbës, por vetëm fitues. Është duke ndryshuar perceptimi për Ballkanin: nga një rajon i identifikuar me kundërthënie dhe mosmarrëveshje historike, në një hapësirë mundësish, zhvillimi të përbashkët dhe një modeli të ri bashkëpunimi mes njerëzve dhe shoqërive të rajonit”, u shpreh Ferati.Mesazhi i ministrit në këtë forum vë në pah rëndësinë e tejkalimit të ndasive historike dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme përmes bashkëpunimit, dialogut dhe projekteve që krijojnë vlerë të përbashkët.Balkan Business Forum në Tiranë shërben si një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet aktorëve ekonomikë dhe institucionalë të rajonit, me synimin për të nxitur zhvillimin dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në Ballkan.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka marrë pjesë në Balkan Business Forum në Tiranë, ku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik si një mundësi për forcimin e lidhjeve rajonale, krijimin e perspektivave të reja dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për vendet e Ballkanit.Në fjalën e tij para pjesëmarrësve të forumit, Ferati theksoi se bashkëpunimi ekonomik krijon përfitime për të gjitha palët dhe se rajoni duhet të shfrytëzojë potencialin e tij për të ecur përpara përmes partneriteteve dhe interesave të përbashkëta.„Nga bashkëpunimi ekonomik nuk ka humbës, por vetëm fitues. Është duke ndryshuar perceptimi për Ballkanin: nga një rajon i identifikuar me kundërthënie dhe mosmarrëveshje historike, në një hapësirë mundësish, zhvillimi të përbashkët dhe një modeli të ri bashkëpunimi mes njerëzve dhe shoqërive të rajonit”, u shpreh Ferati.Mesazhi i ministrit në këtë forum vë në pah rëndësinë e tejkalimit të ndasive historike dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme përmes bashkëpunimit, dialogut dhe projekteve që krijojnë vlerë të përbashkët.Balkan Business Forum në Tiranë shërben si një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet aktorëve ekonomikë dhe institucionalë të rajonit, me synimin për të nxitur zhvillimin dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në Ballkan.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…