Foto: TelegrafiIz objave izvora
Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi shkurt pasi një gazetar i tha se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e kishte cilësuar atë të dobët për shkak të marrëveshjes së SHBA-së me Rusinë për furnizimin me karburant dizel.Gjatë një bisede me gazetarët, Trump pyeti: “Kush e tha këtë?”. Kur gazetari iu përgjigj se ishte Zelenskyy, presidenti amerikan tha vetëm: “OK”, përpara se t’i jepte fjalën një gazetari tjetër, transmeton Telegrafi.Të premten, më 9 tetor, Trump deklaroi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë së cilës kishin rënë dakord që Rusia t’i furnizonte Shtetet e Bashkuara me miliona tonë karburant dizel.Zelenskyy e kritikoi ashpër këtë veprim, duke e cilësuar lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë si një vendim “absolutisht të tmerrshëm”. Ai argumentoi se kjo lëvizje, të cilën e përshkroi si një dhuratë për ditëlindjen e Putinit, do t’i siguronte udhëheqësit rus miliarda dollarë shtesë për të vazhduar luftën.Presidenti ukrainas tha gjithashtu se situata e krijuar dëshmonte dobësinë e Shteteve të Bashkuara.Pas bisedës me Trumpin, Putini konfirmoi se Rusia ishte e gatshme të furnizonte me produkte të naftës si SHBA-në, ashtu edhe tregjet globale. Ai shprehu gjithashtu shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. /Telegrafi/ from ukraine
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.