Quique setienIsh-trajneri i Barcelonës: Kam stërvitur lojtarë që nuk e kuptojnë futbollin
2 min čitanja
Quique setien
Ish-trajneri i Barcelonës: Kam stërvitur lojtarë që nuk e kuptojnë futbollin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Trajneri i njohur, Quique Setien nuk e fsheh faktin se periudha e tij me Barcelonën ishte ndër periudhat më të vështira të karrierës së tij profesionale.Në një intervistë të gjatë në podkastin "El que marca gana", Setien foli hapur për kohën e tij në Camp Nou, siç raportohet nga gazeta Sport.Setian e pranoi se ai kurrë nuk arriti të tregonte karakterin e tij të vërtetë në Barcelonë dhe as të sillte në dhomën e zhveshjes katalunase llojin e marrëdhënieve personale dhe profesionale që kishte ndërtuar diku tjetër. Quique Setien më në fund zbulon arsyen pse dështoi te Barcelona “Nuk isha vetvetja në Barcelonë, ose nuk mund ta bëja, ose nuk dija si ta bëja. Kjo është përgjigjja. Nuk isha vetvetja sepse nuk jam i tillë. Kisha një personalitet të caktuar dhe kur shoh fotot e mia nga ajo periudhë nuk e njoh veten”, ka thënë fillimisht Setien.“Unë erdha nga Real Betis dhe është e vërtetë që u largova nga klubi mes shumë thirrjeve për largimin tim, por jeta e përditshme brenda dhomës së zhveshjes ishte e jashtëzakonshme", vazhdoi ai. Pandemia vetëm sa i vështirësoi gjërat. Ai nuk mundi ta shijonte përvojën e Barcelonës aq sa kishte shpresuar, me Covid-19 që po e ndërlikonte gjithçka. Megjithatë, Setien këmbënguli se nuk u pendua kurrë që e pranoi ofertën.Gjatë kohës së tij në klub, ai madje i tha Lionel Messit se sa kënaqësi kishte marrë duke e parë të luante gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij.“Njëherë i thashë Messit: Kam kaluar 14 vjet të jetës sime duke pritur datat e ndeshjeve të Barcelonës, në mënyrë që të të shikoja duke luajtur”, tha trajneri nga Cantabria. Setien: Kam stërvitur lojtarë me vlerë 80 milionë euro që nuk e kuptojnë futbollin.Setien bëri një nga vërejtjet e tij më të ashpra kur foli për aftësinë e disa lojtarëve për të lexuar dhe kuptuar rrjedhën e lojës, pavarësisht talentit apo vlerës së tyre financiare.“Më parë kam stërvitur lojtarë me vlerë 80 milionë euro që nuk e kuptojnë futbollin”, shtoi ai. Nga koha e tij te Barcelona, ai kujtonte se kis
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.