Skip to comments
Događaj u razvoju
Florida

Uragani Isaias dobësohet pasi godet Floridën, qindra mijëra banorë mbeten pa energji elektrike

Uragani Isaias, i pari i sezonit të uraganeve në Atlantik për vitin 2026, goditi të premten në mbrëmje bregdetin verior të Gjirit të Meksikës në Florida, duke sjellë reshje të dendura, erëra të fuqishme dhe rrezik për përmbytje të menjëhershme që mund të kërcënojnë jetën. Pas zbarkimit, stuhia u dobësua nga uragan në ciklon post-tropikal dhe vazhdoi të lëvizte drejt veriut përmes juglindjes së Shteteve të Bashkuara.Florida, Alabama dhe Georgia shpallën gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa autoritetet paralajmëruan për dallgë të rrezikshme stuhie që mund të shkaktojnë përmbytje deri në 2.7 metra në disa zona. Në Florida dhe Alabama u urdhëruan evakuime të detyrueshme për mijëra njerëz, veçanërisht në komunitetet bregdetare që ndodhen në trajektoren e stuhisë.Senatori i Floridës, Rick Scott, u bëri thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të largoheshin menjëherë. “MOS PRISNI! LARGOHUNI TANI!”, shkroi ai në rrjetet sociale. Ndërkohë, guvernatorja e Alabamës, Kay Ivey, urdhëroi evakuimin e detyrueshëm të personave që nuk janë banorë të përhershëm, përfshirë turistët dhe vizitorët, në disa qarqe që pritet të preken rëndë, transmeton Telegrafi.Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA, qendra e stuhisë pritej të kalonte përmes Alabamës dhe më pas drejt luginës së Tennessee-t gjatë së shtunës dhe së dielës. Të premten në mbrëmje, erërat me fuqi uragani shtriheshin deri në 55 kilometra nga qendra e Isaias, ndërsa erërat e stuhisë tropikale arrinin deri në 335 kilometra.Të shtunën në mëngjes, Qendra Kombëtare e Uraganeve njoftoi se të gjitha paralajmërimet për uragan ishin ndërprerë. Megjithatë, paralajmërimet për dallgë të rrezikshme stuhie mbetën në fuqi në disa pjesë të Floridës, si dhe paralajmërimet për stuhi tropikale në këtë shtet dhe në lindje të Alabamës.Autoritetet paralajmëruan se Florida Panhandle dhe pjesa tjetër e bregdetit amerikan të Gjirit të Meksikës do të përballeshin me erëra të forta dhe reshje të dendura. Ekzistonte gjithashtu rreziku i formimit të torna

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Uragani Isaias dobësohet pasi godet Floridën, qindra mijëra banorë mbeten pa energji elektrikeFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...