Xhafer kadrijajXhafer Kadrijaj u kthye në Kosovë me një qëllim, ta bëjë fshatin e tij të bukur si Zvicra
2 min čitanja
Xhafer kadrijaj
Xhafer Kadrijaj u kthye në Kosovë me një qëllim, ta bëjë fshatin e tij të bukur si Zvicra
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nga Zvicra solli përvojën, në Rastavicë të Deçanit po e kthen rendin zviceran. Xhafer Kadrijaj, pensionist e ish-punëtor shumëvjeçar në Zvicër, po e bën vendlindjen më të pastër, më të rregullt dhe më të bashkuar. Gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” i ka kushtuar një portret të gjatë.Pas më shumë se tri dekadash në Zvicër, Xhafer Kadrijaj po e përdor përvojën e fituar atje për ta ndryshuar vendlindjen e tij në Kosovë. Në moshën 73-vjeçare, ai udhëton mes Arth-Goldaut në Zvicrën qendrore dhe Rastavicës së Deçanit, ku prej tre vjetësh drejton fshatin. Synimi i tij është i qartë: rrugë të rregulluara, hapësira të gjelbra, pastërti dhe administrim transparent. “Atë që shoh në Zvicër, e zbatoj këtu”, thotë ai në një reportazh të gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung.Nën drejtimin e Xhaferit dhe zëvendësit të tij, Blerim Kadrijaj, në Rastavicë janë asfaltuar rrugët, është vendosur ndriçim modern publik dhe është rinovuar shtëpia e fshatit, ku mbahen mbledhje, ceremoni mortore e dasma. Në varreza është ndërtuar një strehë për vendosjen e të ndjerëve para varrimit. Përgjatë rrugëve janë mbjellë pemë të reja, ndërsa hapësirat publike mirëmbahen nga një kopshtar i paguar nga banorët. Shumica e këtyre punëve janë financuar bashkërisht nga fshati dhe diaspora, me mbështetje vetëm të pjesshme nga institucionet. Foto nga Ilir Tsouko për NZZ telegrafi.com Në qendër të kësaj mënyre organizimi është transparenca. Xhaferi ka hapur një llogari të përbashkët, në të cilën çdo familje kontribuon çdo vit me të paktën kundërvlerën e 50 frangave zvicerane. Arkëtari shënon kontributet e familjeve dhe dokumenton çdo shpenzim me faturë; të dhënat afishohen para shtëpisë së fshatit. Në verë, kur mërgimtarët kthehen për pushime, banorët mblidhen për të diskutuar dhe votuar projektet e ardhshme. Në takimin e gushtit vendosën të investojnë në një trotuar dhe një urë të re, për të cilat nevojitet edhe ndihma e institucioneve.Por Xhaferi nuk mjaftohet me organizimin dhe mbledhjen e par
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.